1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmim Saharov për disidentin kinez Hu Xhia - e veja e Saharovit kritikon qendrimin evropian ndaj Rusisë

Kristof Haselbah18 Dhjetor 2008

Parlamenti Evropian në Strasburg i dha çmimin Saharov disidentit kinez Hu Xhia. Por ai vetë nuk ishte i pranishëm për ta marrë këtë çmim. Vetë caktimi i çmimit në tetor shkaktoi kritika të shumta të Pekinit .

https://p.dw.com/p/GIVv
Disidenti kinez Hu Xhia
Disidenti kinez Hu XhiaFotografi: picture-alliance/ dpa

Zeng: gjendja në Kinë i ngjan romanit të Xhorxh Oruellit „1984“.

Të pranishëm ishin 14 bartës çmimi apo përfaqësuesit e tyre. Hu Xhia nuk është i vetmi i cili gjendet në burg. Gruaja e tij Zeng Xhinian nuk është në burg, por në arrest shtëpiak. Një një mesazh përmes videos ajo shpjegoi se në çfarë kushtesh jetojnë ajo dhe burri i saj dhe shtroi një pyetje:

„Pse puna e Hu Xhias për të drejtat e njeriut është kaq e rëndë? Hu Xhia është duke paguar një çmim shumë të lartë."

Zeng tha se librat shkollorë, gazetat dhe gjendja në Kinë i ngjajnë romanit të Xhorxh Oruellit „1984“. Hans-Gert Pëtering (Pöttering), presidenti i Parlamentit Evropian tha se çmimi nuk drejtohet kundër Kinës.

„Ne duam të kemi një bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Evropa ka nevojë për Kinë, por edhe Kina për Evropën. Ne kurrë nuk do t'i lëmë pas dore të drejtat e njeriut dhe shpresojmë se Kina do të ketë mirëkuptim, sepse duam të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me Republikën Popullore të Kinës.“

Por qeveria kineze e ka quajtur ndarjen e këtij çmimi si provokim. Kur Hu Xhia në vjeshtë u fut në rrethin e ngushtë të kandidatëve, Kina u përpoq që atij të mos i jepet çmimi. Edhe ndër politikanët evropianë kishte kundërshtarë, sepse ishte në prag të takimit mes BE-së dhe Kinës, kushtuar krizës financiare. Ndërkohë që pas ftesës së Dalai Lamës në Bruksel, Kina vendosi që ta shtyjë takimin me BE, i cili do të zhvillohej në Francë.

E veja e Saharovit: në qoftë se evropianët duan të jenë skllevër të një vendi të mëparshëm komunist, atëherë ky është problemi i tyre

Elena Boner (Bonner), e veja e shkencëtarit të njohur sovjetik të fizikës, Andrej Saharov paralajmëroi evropianët: asgjë nuk mund të jetë shkak për lënien pas dore të të drejtave, as kriza financiare e as energjia. Burri i saj i ka paralajmëruar evropianët që në vitin 1977 për varësinë e tyre në energji prej Bashkimit Sovjetik. Fatkeqësisht deri sot nuk ka ndryshuar asgjë, tha Bonner në një konferencë shtypi.

31 vjet kanë kaluar, ndërsa Evropa nuk ka bërë asgjë për t'u liruar nga kjo varësi energjetike. Në qoftë se ata duan të jenë skllevër të një vendi të mëparshëm komunist, atëherë ky është problemi i tyre."

Të ftuar në Parlamentin Evropian duartrokasin kur i jepet çmimi Saharov disidentit Hu Xhia- në sfond në gjuhën kineze parulla me fjalën "liri"
Të ftuar në Parlamentin Evropian duartrokasin kur i jepet çmimi Saharov disidentit Hu Xhia- në sfond në gjuhën kineze parulla me fjalën "liri"Fotografi: AP

Por nuk ishte kjo kritika e vetme e të vesë së Saharovit drejtuar evropianëve. Ajo shtroi edhe pyetjen retorike: a është korrekte që dy milionë kosovarë të fitojnë të drejtën e pavarësisë ndërsa 13 milionë kurdë jo? Hans-Gert Pëtering u përgjigj se këto janë dy çështje krejt të ndryshme, sepse edhe njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një çështje shumë e vështirë.

Por Elena Boner nuk pajtohet shpejt me gjëra të tilla. Fjalët e saja kritike ndaj ndarësve të çmimit Saharov duhen kuptuar në frymën e lirisë shpirtërore, të cilën e nënkupton edhe ky çmim.

(AUD)