1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel për paqen 2006 është çmim për të varfërit e kësaj bote

14 Tetor 2006

Vendimi i Komitetit të Helsikut për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqë për muslimanin nga Banllgadeshi, Muhamed Junus ka zgjuar kureshtjen e komentatorëve gjermanë. Kjo është edhe tema kryesore e pasqyrës së shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/ArnU
Mohammed Junus, Çmimi Nobel i paqes 2006
Mohammed Junus, Çmimi Nobel i paqes 2006Fotografi: AP

"Mitteldeutsche Zeitung" shkruan:

Nderimi i Junusit është me shumë rëndësi. Atë që arriti të bëjë një biznesmen me kreditë e tij të vogla për njerëzit e vegjël, nuk mund të përfytyrohet nga njerëzit e vendeve me mirëqënie të madhe. Ajo është vërtet "ndihmë për vetëndihme" e realizuar për ata që jetojnë në botën e tretë. Shembulli i tij, dëshmon se çfarë peshe kanë kreditë e vogla në vendet e varfra dhe se çfarë rëndësie paraqet për paqen në botë. Çdo hap që bën të durueshme varfërine, apo e zbut atë, shërben për uljen e varfërise globale. Varfëria është shkaktare e krizave dhe e emigracionit. Se çfarë do të thotë kjo për Evropën, mund të shihet më afër çdo ditë tek personat gjysëm të vdekur afrikanë, që zbresin në brigjet e Spanjës.


"Nürnberger Zeitung" shkruan:

Vendimi për t'i dhënë çmimin Janus dhe Bankës së tij kreditore Gramenen, përçon idenë e bërjes të njohur të shndërrimit të kredive të vogla në motor zhvillimi në gjithë botën. Dhe fakti se kjo ide vjen prej një myslimani do të thotë edhe zgjerimin e ndikimit të saj edhe në vendet tjera myslimane. Rritja ekonomike dhe demokracia politike, sipas Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe nuk do të prosperonin nëse nuk do të respektohet edhe barazia e gjinisë femërore me atë mashkullore. Kjo nuk i pëlqen talibanëve dhe mullahëve. Por Junus e ka konfirmuar se kjo është e qëndrueshme.

Sipas gazetës "Westduetsche Zeitung" procesi i globalizimit shpie kah ajo, që në mesin e shoqerive përfituese dhe humbëse duhet të kete shance të përafërta. Muhamed Yunus ka dëshmuar se kundër varfërisë ka mjete të thjeshta. Shembulli i tij mund të shërbejë edhe për vendet e pasura.

Përgëzim i përzemert për Muhamed Yunus, përgëzim edhe Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel. Rrallë ka ndodhur që një Çmim Nobel për Paqen të jepet për një njeri, i cili arriti të luftojë kaq shumë mjerim. Përmes kredive të tij të vogla të "Bankes së fshatit" Junus ka kontribuar në ëlirimin e miliona njerëzve nga varfëria.

Për gazetën "Trierische Volksfreunde" çmimi Nobel për paqe i vitit 2006 është edhe një çmim për të varfërit e botës. Ai i cili u ndihmon njerëzve që të çlirohen nga varfëria duke u ka mundësuar fitime mujore. Ai në të vërtetë u rrit krahët atyre që duan të fluturojnë.

Për gazetën "Westfalen-Blatt" të Bielefeldit paqja nuk është vetëm detyrë politike por edhe sociale. Ky realitet me siguri që nuk është i ri. Por e reja është se pranimi dhe njohja që i bëhet një vepre të madhe nga ana e Komitetit për Ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe.


Ka kohë që juria në kryeqytetin e Norvegjisë ka zgjeruar konceptin për paqen, shkruan "Badischer Zeitung" dhe vazhdon: Nuk kemi të bëjmë vetëm me heshtjen e armëve, por edhe drejtësine sociale dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Nën moton "ndihmë për vetëndihmë" Junus ka arritur shumë.