1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100 vjet ndërtim i automobilëve në Sachsen.

Michael de Schulz11 Maj 2004

Kancelari gjerman, Gerhard Schröder, feston me koncernin Volkswagen në Mosel

https://p.dw.com/p/Ar6j
Fotografi: AP

Me një hapje festive në uzinën e koncernit të automobilëve Volkswagen në Zwickau sot është festuar 100 vjetori i ndertimit të automobileve në kete rajon. Sachseni perendimor konsiderohet si djepi i industrisë gjermane të automobileve. Kancelari gjerman Gerhard Schrëder (SPD) vleresoi para rreth 500 të ftuarve nga politika dhe ekonomia historikun dhe aktualitetin e ndertimit të automobilëve na Sachsen. Pionieri i ndertimit të automobilëve August Horch (1868-1951) hapi me 10 maj 1904 para 100 vjetesh fabrikën e automobileve në Zwickau.
Rreth 500 të ftuar nga politika dhe ekonomia si dhe personalitete, që kanë fituar merita në ndertimin e automobileve në Sachsen, janë mbledhur në uzinën e Volkswagenit në Zwickau në Mosel për festimin zyrtar. Duartrokitjet me të medha pershendetese iu bënë mbeses së August Horch, atij njeriu që solli në jetë industrinë e automobilëve në Sachsen. Heike Müller është e emocionuar:
"Pra duhet të them, se keto nderime të medha, që i bëhen gjyshit tim tani këtu në Zwickau, mund të bëhen vetëm ketu në Zwickau. Sepse unë nuk e kam jetuar askund tjeter kete gezim të thelle dhe entusiazem, që na japin njerezit neve ketu, se sa shumë e duan kete gjysh, apo punën e tij. Dhe prandaj keto nderime, që iu bënë ketu, kjo mund të ndodhte vetem ketu."
Që prej viteve 90 Volkswagen shkruan histori. 7.000 të punësuar punojnë në fabrikat në Zwickau në Mosel dhe Chemnitz. 1,8 miliardë euro u investuan. Shefi i Volkswagenit në Sachsen, Michael Oeljeklaus, është i vetedijshem për impulset e historisë së fundit.
"Më duket se tradita luan një rol shumë, shumë të madh. Nqs kthehemi pak mbrapsht në mes të viteve 80, nqs ky qytet Zwickau dhe ky rajon Zwickau/Chemnitz të mos ishte lidhur prej shumë shumë dekadash me industrinë e automobileve, atehere historia pas ribashkimit të Gjermanisë do të kishte rrjedhur ndryshe. Dhe kjo ka qenë baza për projektet, si një projekt motoresh me Volkswagenin, kështu që Volkswageni pas ribashkimit ka zënë shumë shpejt vend këtu. Dhe mendoj se duke u nisur nga kjo traditë është zhvilluar historia e suksesit e Volkswagenit në Sachsen, në Zwickau dhe Chemnitz."
200 milionë euro do të investohen edhe kete vit në të dy uzinat e montimit të automobileve në Zwickau dhe Chemnitz. Kancelari gjerman Gerhard Shrëder e vleresoi angazhimin e Volkswagenit në Sachsen, por kërkoi.

"Ne e kemi kuptuar gjithmonë, se nqs do të kesh tregje, është i nevojshem edhe prodhimi në tregje, për të lehtesuar fabrikat në Gjermani. Pikërisht para një diskutimi plot frikë, duhet ta theksojmë gjithnjë, që angazhimi i Volkswagenit në Evropën Lindore, montimi në Kassel i sherben ndertimit të motoreve në Salzgitter, si dhe zhvillimit në Wolfsburg. Dhe mendoj se më shumë se në të kaluarën, duhet ta theksojmë gjithnjë e më shpesh këtë zgjerim në diskutimin momentan."

Përsa i përket diskutimit të fundit për ndertimin e Lindjes, Schrëder theksoi ndertimin e automobileve në Sachsen si një nga shembujt e arritur për aftesinë konkurruese në inovacion dhe investime.