1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

13 Euro për në BE?

Bernd Riegert24 Shtator 2016

BE-ja do t'i intensifikojë në mënyrë masive kontrollet në kufi. Kush do të udhëtojë,. duhet të regjistrohet ose të aplikojë për vizë. Qëllimi është për më shumë siguri. Por qytetarët e BE-së nuk do të regjistrohen.

https://p.dw.com/p/1K7CO
Fingerabdruck auf Bordkarte
Fotografi: Getty Images/D. Einsel

Australia e ka prej kohësh, SHBA-ja qysh nga viti 2007, fjala është për një sistem elektronik për udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë. Këtë sistem do ta aplikojë tani edhe BE-ja, për të kontrolluar më mirë, se kush hyn e del në kufijtë e saj. Në SHBA sistemi i regjistrimit elektronik përmes internetit quhet "ESTA". Në Europë ai do të emërtohet "Etias" (European Travel Information and Authorisation System). Komisioni i BE- së ndërkohë po provon në një studim fizibiliteti, se si "Etias" mund të instalohet në qindra aeroporte dhe kalime kufitare të BE-së. Në fund të vitit do të nisë procesi i hartimit të ligjit.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së vitin e kaluar e ripërsëritën kërkesën për një sistem elektronik regjistrimi pas sulmeve terroriste në Paris. Ky sistem ishte planifikuar prej kohësh për të mbyllur boshllëqet e konstatuara në sistemin e sigurisë. Tani ai do të aplikohet në praktikë. Ngjashëm si në sistemin amerikan të SHBA-së, udhëtarët, që nuk kanë nevojë për vizë në BE, duhet të regjistrohen në internet. Për këtë ashtu si në SHBA do të aplikohet një pagesë, që sipas të dhënave të nëpunësve të BE-së mund të jetë rreth 13 deri në 50 Euro. Nga rreth 30 milionë udhëtarë nga vendet jo anëtare të BE-së që kanë nevojë për vizë, këto të ardhura do të jenë të konsiderueshme nga 390 milionë deri në 1,5 miliardë Euro në vit.

Hyrje me regjistrim edhe për britanikët?

Numri i njerëzve që nuk kanë nevojë për vizë, por megjithatë duhet të paguajnë tarifën e "hyrjes", vitin e ardhshëm mund të rritet ndjeshëm. Miliona britanikë, që pas Brexit do të vijnë në BE për pushime ose me shërbim pune, duhet të paguajnë për t'u regjistruar në sistemin "Etias". Po ashtu edhe udhëtarët nga Turqia apo Ukraina, në rast se BE-ja do t'u garantojë atyre qarkullimin pa viza.

Deutschland Einreise Visum Reisepass Kontrolle
Fotografi: picture alliance/dpa

Sistem kompleks kontrolli

"Etias" është vetëm një komponent i një iniciative në shkallë të gjerë të Komisionit të BE-së, për të siguruar kufijtë e jashtëm pas sulmeve terroriste dhe migracionit të pakontrolluar të vitit të kaluar. Zemra e këti sistemi të ri për sigurimin e kufijve do të jetë sistemi i regjistrimit të të gjitha hyrje-daljeve të udhëtarëve në BE nga vende jo anëtare. I ashtuquajturi rrjeti "EES" duhet të vendoset deri në fund të vitit. Ndërkohë janë duke u përpunuar detajet teknike.

Nga viti 2020 çdo hyrje-dalje në BE do të regjistrohet në një bankë të dhënash. Njëkohësisht duhet të verifikohet vlefshmëria e pasaportave dhe e vizave. Përveç kësaj do të ketë edhe një pyetësor të rregullt, të ashtuquajturin "Schengen-Informations-System" (SIS), në të cilin do të regjistrohen të dhëna për hetimet dhe rreziqet e mundshme terroriste. Do t'i jepet fund kësisoj edhe ekzistencës së një sërë bankash europiane të të dhënave, premtoi komisari përgjegjës i BE-së Dimitris Avramopoulos javën e kaluar në Parlamentin Europian në Strazburg. Të dhënat për hyrje-daljet do të ruhen për pesë vjet. Aktivistët e mbrojtjes së të dhënave e kritikuan sistemin e planifikuar si një "tumor të dhënash".

Derisa të vihen në funksion këto sisteme të reja do të duhen të paktën katër vjet që të instalohen scanner-at dhe bankat e të dhënave.