1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

20 vjetori i gurëve përkujtimorë për viktimat e nazizmit

Anne Thomas15 Maj 2016

Kjo nismë artistike e cila filloi në mënyrë ilegale u shndërrua në një veprimtari mbarëevropiane.

https://p.dw.com/p/1Inho
Fotografi: picture-alliance/dpa

Para 20 vjetësh artisti Gunter Demnig nisi një projekt artistik lidhur me kampin e përqëndrimit në Aushvic. Ai vendosi në lagjen Kreuzberg të Berlinit gurë përkujtimorë në trotuaret përpara shtëpive ku kishin jetuar dikur hebrej që ishin dërguar në kampet e përqëndrimit dhe kishin vdekur.

Gunter Demnig
Gunter DemnigFotografi: picture-alliance/dpa/J. Ressing

Kjo nismë artistike e cila filloi në mënyrë ilegale u shndërrua në një veprimtari mbarëevropiane. Sot vetëm në kryeqytetin gjerman ka 7000 gurë të tillë, dhe në të gjithë Evropën pothuajse 60,000. Nga Trondheim në Norvegji, deri në Selanik në Greqi, Orel në Rusi apo në L'Aiguillon-sur-Mer në Francë.

Gjatë këtyre 20 vjetëve projekti me gurët e kujtimit është bërë monumenti më i madh i decentralizuar në botë. Ky është një projekt me bazë të gjërë, një "skulpturë sociale" në të cilën janë të përfshirë të afërm të viktimave të Holokaustit, vullnetarë, studentë dhe nxënës në mbarë botën. Këta të fundit, për shembull, hulumtojnë biografitë e njerëzve të ndryshëm.

Ndërkohë janë bërë kaq shumë gurë saqë Gunter Demnig nuk ka më kohë edhe për t'i prodhuar edhe për t'i vendosur ato. Prandaj që nga viti 2005, gurët i prodhon me dorë në studion e tij jashtë Berlinit skulptori Michael Friedrichs-Friedlaender. Çdo gur më prek shumë, tha ai për Deutsche Welle. "Por në mënyrë të veçanë më kanë prekur gurët që kamë përgatitur një herë për 30 jetimë dhe katër kujdestarët e tyre që janë vendosen përpara një jetimore në Hamburg. Ata ishin mes tre dhe pesë vjeç. Dhe nuk më ka zënë gjumi për disa javë me radhë."

Berlin Stolpersteine Projekt des Künstlers Gunter Demnig
Fotografi: DW/A. Thomas

Gurë për të gjitha viktimat e nazizmit

Ndryshe nga supozimet e përgjithshme gurë përkujtimorë përpara shtëpive ku kishin banuar dikur janë vënë dhe vihen për të gjitha viktimat e nazizmit, pra si për ata që u vranë në Aushvic dhe në kampe të tjera përqendrimi, edhe për ata që u mbijetuan kampeve ose shpëtuan duke kishin ikur në Palestinë, në SHBA apo vende të tjera. Shumica e gurëve përkujtojnë hebrenjtë e vrarl, por të tillë ka edhe për sinti dhe romë, homoseksualë, disidentë si dhe për njerëz që konsideroheshin si asocialë dhe kanë vdekur në programet e eutanazisë.

Këtë vit në sheshin Alexanderplatz në Berlin u vendosën pesë gurët të tillë në përkujtim të pesë të pastrehëve, të cilët u arrestuan në vitin 1930 dhe u dërguar në kampet e riedukimit.

Griechenland Die Jüdische Gemeinde Thessaloniki
Fotografi: DW/D. Dimitrakopoulos

E kaluara dhe e tashmja

Gurët përkujtimorë tregojnë larminë e popullsisë së Gjermanisë para vitit 1933. Ata përkujtojnë të zhdukurit përmes përmendjes së emrave të tyre në vendet ku ata kishin jetuar.

Por gurët kanë të bëjnë edhe me të tashmen. Duke përkulur kokën për të lexuar mbishkrimet mbi këta gurë njerëzit fillojnë shpejt të mendojnë: ky person paska qenë në moshën sime kur u vra, ose ka lindur në të njëjtin vit si gjyshja time. Po ashtu njerëzit fillojnë e pyesin veten se si do të ishin sjellë sikur familja që jeton përballë të zhdukej në mes të natës, apo çfarë do të bënin sot, nëse fqinjët zhduken? Gurët përkujtimorë i bëjnë të imagjinueshme shifrat e pakapshme dhe i personalizojnë faktet e ashpra.