1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

25 vjet më parë Komeini u kthye në Iran dhe themeloi republikën "islamike"

Ulrih Enke1 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/ArUE
Më 1 shkurt u mbushën 25 vjet nga dita që në Iran nisi një periudhë e re në historinë të vendit. Ajatollahh Komeini u kthye pas 15 vjet azili në Paris dhe rrëzoi regjimit e Shahut, që ishte i lidhur me SHBA dhe themeloi republikën islamike, megjithatë edhe sot e kësaj dite në Iran vazhdon konflikti midis forcave konservatore dhe atyre liberale brenda qeverisë. Ne jemi të gjithë ushtarët e t´u thërrasnin demonstruesit duke përshëndetur Komeinin. Një vit resht vazhdoi me këto lloj demonstratash derisa nisën krismat e armëve. Dinastia mbretërore e Shahut u përmbys si një shtëpi prej letre. Shahu u detyrua të largohet nga vendi, ndërsa Komeini pas 13 vjet azili u kthye në Teheran duke marrë pushtetin nën brohoritjet e miliona iranianëve të mbushur me shpresë. Ajo që ndodhi në Iran në fund të viteve 70 ishte fillimisht një revolucion politik: regjimi i Shahut mbështeste fuqimisht interesat e shteteve perëndimore duke përdorur dhunën. Si rjedhojë e dhunës si dhe e korrupsionit që kishte përfshirë të gjitha sferat e jetës ky regjim ishte distancuar gradualisht nga populli. Njerëzit e thjeshtë, të cilët po e ndjenin gjithnjë e më shumë se po punonin për Shahun dhe për Amerikën ishin mjaft të indinjuar gjë që coi drejt aksionit politik. Por ky aksion kërkonte një organizim dhe në kohën e diktaturës së Shahut vetëm xhamitë ishin në gjendje ta bënin këtë. Në këtë mënyrë forcat fetare nuk ishin nxitëse, por fillimisht vetëm ndërmjetësuese. Në atë kohë as që mund të flitej për fondamentalizëm islamik, ora e islamistëve trokiti atëherë kur për cudi të të gjithëve revolucioni po bëhej i sukseshëm por ndërkaq kërkonte një koncept shoqëror. Ajatollah Komeini ofroi me tezat e tij islamike atë që i mungonte popullit prej shumë vitesh diktaturë; kjo ishte mënjanimi i influencës perëndimore që konsiderohej si dekadencë si edhe bashkimin në një fe dhe traditë të vetme gjë që krijoi bazën kulturore për një vetëdije të re dhe individuale. Në këtë mënyrë armiku i brendshëm dhe i jashtëm duhej luftuar nëpërmjet luftës së shenjtë islamike, xhihadit. Shpjetësia me të cilën u zhvilua revolucioni ishte marramendëse edhe forca të tilla si ato komuniste e marksiste që kishin dhënë kontribut të rëndësishëm për revolucionin u mënjanuan shumë shpejt nga garda revolucionare. Në Teheran u vendos pushteti i centralizuar dhe Komeini vendosi nën kontroll të gjitha grupet etnike. Ndërkaq të gjitha grupet dhe forcat që ishin besnike të Shahut ose qëndronin pranë dmeokracisë qytetare ekzekutoheshin nëpërmjet procesve të shpejta. Megjithatë dy fraksione ishin dhe janë gjithmonë të pranishme në qeverisjen e Teheranit: nga njëra anë forcat radikale islamiste dhe nga ana tjetër forcat e moderuara konservatore. Këto të fundit të nisura nga pragmatizmi politik dhe interesat ekonomike nuk e përjashtojnë afrimin me Perëndimin.