1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

29 të plagosur nga një shpërthim në New York

AUD (afp, dpa, rtr)18 Shtator 2016

Lagja e preferuar në New York, Chelsea u trondit nga një shpërthim. Sfondi është ende i paqartë. Bëhet fjalë për një akt "të qëllimshëm". Më parë, në New Jersey pati shpërthyer një bombë artizanale.

https://p.dw.com/p/1K4Rr
Fotografi: Reuters/R. Umar Abbasi

Nga shpërthimi në rajonin Manhatan të New Yorkut u plagosën 29 vetë, njëri prej tyre rëndë. Kryetari i bashkisë, Bill de Blasio tha se shpërthimi në lagjen Chelsea, ku ka gjithmonë shumë njerëz ka gjasa që të jetë shkaktuar qëllimisht. Për momentin nuk ka të dhëna që të flasin për një sfond "terrorist". "Ne do ta verifikojmë me shumë vwmendje këtë, por në momentin e tanishëm nuk kemi të dhëna për lidhje me terrorizmin." Sipas të dhënave të policisë, shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 20.30 sipas orës lokale (ose të dielën në orën 02.30 sipas orës së Evropës Qendrore) midis rrugës 6 dhe 7, me sa duket në një kazan plehrash.

Në vendin e ngjarjes, një zonë me numër të madh baresh, restorantesh, teotrosh dhe banesash zjarrfikësit dhe njësia antiterror po vazhdojnë kërkimet. Presidenti i SHBA, Barack Obama u informua menjëherë për incidentin, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Zbulohet tjetër lëndë shpërthyese?

Mediet bëjnë të ditur ndërkohë se disa blloqe më tej nga vendi i shpërthimit, forcat speciale zbuluan një tenxhere me presion, e cila ishte e lidhur me kabllo dhe qe e lidhur me një telefon celular. Sipas të dhënave të pakonfirmuara, objekti, që me sa duket synohej të shpërthehej, ndodhej në një qese plastike në rrugën e 27-të.

USA New York Explosion mit Verletzten
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Szenes

Paralele

Vetëm pak orë më parë, në shtetin federal të New Yersey-t shpërtheu pak para nisjes së një vrapimi me qëllim bamirësie, pranë pistës së vrapimit në një kazan plehrash një bombë tub e improvizuar. Këtu nuk u plagos askush - me sa duket vrapuesit e regjistruar patën fat që fillimi i vrapit qe shtyrë për më vonë. Vrapimi i organizuar në Seaside Park nga trupat e këmbësorisë të Marinës së SHBA, në të cilin qenë regjistruar për të marrë pjesë gati 3000 vetë, më pas u anulua krejtësisht.

Në kazanin e plehrave u gjetën gjithsej katër lëndë shpërthyese të improvizuara dhe të lidhura me sahatë, por vetëm njëra prej tyre shpërtheu. "Synimi i qartë ishte që të goditej vrapimi", tha një zëdhënës i Prokurorisë të rajonit Ocean.

SHBA e kanë përjetuar edhe herë tjetër një atentat të tillë: në prill 2013, në maratonën e Bostonit shpërthyen ranë finishit dy bomba. Tri vetë u vranë, më shumë se 250 të tjerë u plagosën. Njëri nga dy vëllezërit, që ushtruan atentatin, u vra në ndjekje e sipër nga policia. Tjetri, Xhohar Zarnajev u dënua me vdekje.