1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

30 vjetori i nënshkrimit të aktit përfundimtar të KSBE-së në Helsinki

Vladimir Myler1 Gusht 2005

Përpara 30 vjetësh më 1 gusht 1975, kryeministrat e 33 shtetve të Evropës si dhe ai i Kanadasë dhe SHBA nënshkruan në Helisinki aktin përfundimtar të KSBE-së, Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i quajtur sot OSBE. Qëllimi që i vuri vetes kjo konferencë ishte, stabiliteti dhe siguria në të gjithë Evropën. Kjo duhej të arrihej në bashkëpunim të ngushtë në fushat e ekonomisë, kulturës dhe shkencës. Shtetet nënshkruese u zotuan gjithashtu edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore. Dokumenti u kthye në një instrument në luftën për liri të shumë grupeve opozitare në ish-vendet socialiste.

https://p.dw.com/p/AqjI
Konferencë e OSBE-së, organizata pasardhëse e KSBE-së
Konferencë e OSBE-së, organizata pasardhëse e KSBE-sëFotografi: AP


Perëndimi fillimisht ishte skeptik, kur në vitin 1967 Bashkimi Sovjetik doli me idenë, për të përcaktuar nëpëmrjet një marfrëveshjeje kufijtë e Evropës. Vetëm disa vjet më vonë, pas sqarimit të çështjes se Berlinit dhe vendosjes së marrëveshjeve me Lindjen nga Vili Brandi, fuqitë perëndimore pranuan të hyjnë në negociatata paraprake. Kjo pasi ndërkohë nisi për herë të parë një periudhë çtensionimi mes Perëndimit demokratik dhe kampit komunist sovjetik. Asnjëra palë nuk besonte më se do të kishte konfrontim të menjëhershëm, edhe pse ndërkohë bota ndodhej nën shpatën e Demokleut të katastrofës atomike. Në një sfond të tillë të dyja superfuqitë mundën të nisin bisedimet për kontrollin e armatimeve, pa pasur frikë, se me këtë do të cënonin interesat vitale të tyre.

Në këtë mënyrë u arrit deri në përpgatitjet për Konferencën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, që zgjatën dy vjet resht. Më 1 gusht 1975 u arrit, që përfaqësuesit e 35 shteteve të nënshkruajnë në Helisnki aktin përfundimtar të KSBE-së. Ky rezultat i bisedimeve konsiderohet edhe si një pikë kulmore e politikës së çtensionimit të viteve 70 që bazohej në bahskëekzistencën paqësore të dy blloqeve të armiqësuara. Nga njëra anë pala perëndimore njohu si të paprekshëm kufijtë në Evropë dhe në këtë mënyrë edhe kontrollin e sovjetikëve ndaj Evropës Lindore. Por nga ana tjetër në këtë dokument u përfshinë edhe vlerat perëndimore dhe liritë themelore si liria e lëvizjes dhe e informacionit. Ish presidenti i SHBA Xheralld Ford: "Historia do ta gjykojë këtë konferencë duke u bazuar jo në atë që po themi ne sot, por në atë që do të bëjmë nesër; jo duke u bazuar tek premtimi që bëjmë ne, por tek premtimi që ne do të mbajmë."

Premtimve që iu referua ai ishin të ashtuquajturat "shporta 3": një kapitull ky i aktit përfundimtar, që merrej me të drejtat e njeriut. Më vonë u dëshmua, se ky paragraf ishte mjaft i rëndësishëm: Kundërthënia e dukshme mes realitetit dhe të drejtave të garantuara në marrëveshje në thelb u bënë shkas për kirjimin e shumë lëvizjeve evropiano-lindore për të drejtat e njeriut. Udhëheqja në Bashkimin Sovjetik as që e kish menduar, se opozita në vendet e sferës së vet të influencës do t´i referohej së drejtës ndërkombëtare, kur ishte fjala për hapjen e kufijve, lejimin e besimit fetar, të lirisë së shtypit dhe të mbledhjes.

Në këtë mënyrë akti përfundimtar i Helsinkit u bë bazë për punën e shumë disidentëve në ish vendet socialiste. Me fundin e konfliktit Lindje-Perëndim kaloi koha e aktit përfundimtar të Helsinkit. Në fillim të viteve 90 shpesh herë shtrohej pyetja, se ç´pozicion nga KSBE-ja si një organizatë e vetme sigurie që përfshinte të gjitha shtetet evropiane në një kohë që arkitektura e sigurisë kish ndryshuar. Por koha tregoi, se në fund të konfliktit Lindje Perëndim nuk i ndryshoi brenda natës interesat e palëve dhe as nuk u krijuan kushtet e përshtatshme që të gjitha shtetet nga Vankoveri deri në Vladivostok të mund të bashkoheshin në një aleancë sigurie.

Në vitin 1994 KSBE u emërtua si OSBE, organizatë kjo që sot numëron 55 vende antare, të gjitha vendet evropiane duke përfshirë edhe republikat pasardhës etë ish-Jugosllavisë. Dobia e ekzistencës së saj është provuar në konfliktet në Ballkan dhe në vendet e Bashkësisë së Republikave të pavarura ish-sovjetike. Kjo organizatë ka qenë aktive në zabtimin e marrëveshjeve midis palëve të konfliktit dhe ndihmon ndihmon në përgatitjen, realizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve.