1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

45 vjetori i Traktatit gjermano - francez të Elizesë

22 Janar 2008

Me 22 janar 1963 presidenti francez Charles de Gaulle dhe kancelari gjerman Konrad Adenauer nënshkruan traktatin e Elizesë. Një marrëveshje, e cila i vinte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një bazë të re.

https://p.dw.com/p/CvyQ
Traktati i Elizesë
Traktati i Elizesë me nënshkrimet e Charles de Gaulle dhe Konrad AdenaueritFotografi: AP

Një gazetar i pat përshkruar një herë kështu marrëdhëniet gjermano-franceze. Një martesë që prej vitit 1963, e ftohur dhe patetike, me xhelozira, por kurrë e divorcuar. Një përshkrim i qëlluar i marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Parisit dhe Berlinit.

Këto dy vende fqinje kanë luftuar me njëri-tjetrin me shekuj në shumë luftëra të mëdha. Marrëveshja e 1963 e nënshkruar nga presidenti Charles de Gaulle dhe kancelari Konrad Adenauer ishte një pjesë vendimtare e pajtimit gjermano-francez. Palët në marrëveshje ranë dakord me 22 janar para 45 vjetësh që të mbajnë konsultime të rregullta dhe të kenë një bashkëpunim të vazhdueshëm në fushat e politikës së jashtme, të mbrojtjes, të ekonomisë, të zhvillimit dhe të kulturës. Më shumë se 7 milionë gjermanë dhe francezë të rinj kanë mësuar që atëherë gjuhën e njëri-tjetrit dhe kanë jetuar për një farë kohe tek fqinji.

Edhe politika e madhe është afruar që nga viti 1963

Kjo bëhet e qartë psh, kur të dy qeveritë mbajnë mbledhje të përbashkëta kabineti. Gjermania dhe Franca shihen që prej traktatit të Elizesë si motorrë të Evropës, megjithëse de Gaulle me këtë marrëveshje vuri në dukje më shumë rezervat e tij ndaj bashkësisë evropiane atëherë në krijim. Franca nën de Gaulle synonte atëherë të merrte pozicionin e një fuqie botërore. Lidhja e ngushtë me Gjermaninë ishte më shumë llogari strategjike. Në fakt traktati për kohë të gjatë nuk u mbush dot me jetë. Mbeti tek konsultimet pompoze. Kjo ndryshoi me Giscard d´Estaing dhe Helmut Schmidtin në mesin e viteve 70-të. Që atëherë Boni dhe Parisi u bënë promotorë të procesit evropian.

Me bashkimin e Gjermanisë u paralizua vrulli evropian

Në Francë u rizgjuan frikërat e vjetra ndaj fqinjit gjerman. Si një nga impulset e mëdha të fundit për Evropën e madhe Parisi dhe Berlini mundën të fusin në udhë euron si monedhë të përbashkët. Fare të qarta çarjet e marrëdhënieve u vunë në dukje në vitin 2000 në samitin e Nicës. As Parisi dhe as Berlini nuk kishin një koncept për zgjerimin e BE-së në Lindje. Si pasojë e kësaj gjendjeje u thirr në jetë në vitin 2001 i ashtuquajturi "Procesi-Blaesheim". Që atëherë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Francës dhe Gjermanisë dhe ministrat e jashtëm takohen rregullisht me dyer të mbyllura. Por megjithatë edhe tani ka tensione ndërmjet Parisit dhe Berlinit. Ka ndryshime në mendime. Gjermanisë nuk i pëlqejnë disa gjëra në kursin e ri të presidentit Nicolas Sarkozy. Psh publiciteti, që i bën ai energjisë atomike jashtë shteti.

Duot politike kanë nxitur Bashkimin Evropian

Në 45 vjetët e traktatit megjithatë në memorien kollektive si më konstantja ka mbetur e përbashkëta në raport me njëri-tjetrin ndërmjet dy shteteve. Ketu bëjnë pjesë edhe marrëdhëniet personale të politikanëve. De Gaulle und Adenauer, d’Estaing dhe Schmidt, apo François Mitterrand dhe Kohl, si rregull deri tani në marrëdhëniet gjermano-franceze është gjetur gjithnjë një duo, që ka influencuar pozitivisht procesin e bashkimit evropian.