57 vetë vriten nga tërmeti në Turqi

Nga një termet i rëndë në lindje të Turqisë sipas autoriteteve kanë humbur jetën 57 vetë dhe janë plagosur 100. Tronditja e tokës në orët e para të mëngjesit kishte një fuqi prej 6,0 ballësh. Pas tij pati edhe disa lëkundje të tjera. Epiqendra ndodhej në afërsi të qytetit Karakocan në provincën Elazig në Anadollin Lindor. Në shumë vendbanime u shkatërruan shtëpi. Qendra e krizës në Ankara dërgoi ekipe të tjera shpëtimi, për të ndihmuar në kërkimin e të mbeturve nën gërmadha.

Autor: dpa/Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

Na ndiqni!