1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

65- vjetori i zbarkimit në Normandi - Obama, Sarkozy dhe të tjerët falënderojnë ata që mundësuan lirinë

7 Qershor 2009

Në 65 vjetorin e zbarkimit në Normandi u përkujtuan mijëra viktima. Në ceremonitë festive morën pjesë edhe presidenti i Francës, SHBA-së, kryeministrat e Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, trashëgimtari i fronit britanik..

https://p.dw.com/p/I4rP
Krerët e sotëm të forcave aleate në NormandiFotografi: AP

Dielli rrezatonte, një grup i madh muzikor luante muzikë të viteve të 40-ta, ndërsa një erë e lehtë frynte mbi varrezat amerikane në Colville sur Mer, në brigjet franceze të Atlantikut. Kryqet e bardhë shënojnë varrezat e mbi 9.000 ushtarëve amerikanë, sa janë vrarë gjatë zbarkimit të forcave aleate në Normandi, ku para 65 vitesh filloi e ashtuquajtura "D-Day - Ditë D". Në aksion morën pjesë rreth 150.000 ushtarë nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja, për të ndihmuar Evropën që të çlirohet nga forcat naziste gjermane. Gjysma ishin amerikanë, por presidenti Barack Obama përkujtoi të gjitha viktimat. "Miqët, veteranët dhe ne nuk do t'ju harrojmë kurrë", premtoi Obama. Kjo ditë nuk duhet të harrohet kurrë sepse shënoi një kthesë shekullore.

65 Jahre D-Day 2009 Gedenkzeremonie
...falemnderit për lirinë e sotme...Fotografi: AP

Në mesin e 7.000 mysafirëve ishin edhe 1.500 veteranë, të cilët mbanin pjesë të uniformave dhe simboleve të dikurshme, që kanë pasur gjatë luftës. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy i'u drejtua me fjalët: "Dua t'ju falënderojë që keni ardhur dhe sot jeni me ne". "Ju na e mundësuat lirinë e sotme", theksoi Sarkozy duke shtuar se "Franca nuk do ta harrojë kurrë këtë."


Më parë presidenti Sarkozy u takua për bisedime politike në qytetin Caen, me presidentin amerikan Obama, ku u detyrua të knaqet me rolin e dytë. Rolin kryesor e kishte presidenti Barack Obama, i cili me rastin e parakalimit së bashku me bashkëshorten Michellle u prit si një yll muzike. Barack Obama ua shtrëngonte duart njerëzve të mbledhur sikur edhe bashkëshortja e tij Michelle. Aty ishte edhe bashkëshortja e presidentit francez, Carla Bruni.

Barack Obama und Nicolas Sarkozy im Gespräch
Obama dhe SarkozyFotografi: AP

Obama dhe Sarkozy pas takimit deklaruan se janë dakord për shumë çështje, si për shembull për Iranin. Presidenti francez ishte i qartë: "Irani ka të drejtë të ketë energji atomike për nevoja civile, por jo edhe për nevoja ushtarake". Të njëjta qëndrime kishte edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili fliste me fjalë të zgjedhura për nikoqirin e tij. "Në çështjet e rëndësishme siç janë Guantanamo, lufta kundër terrorizmit dhe misioni në Afganistan, presidenti Sarkozy jo vetëm që ka bashkëpunuar, por ka luajtur një rol udhëheqës", theksoi Obama. Nicolas Sarkozy shikonte shumë i kënaqur. Ishin këto pikërisht fjalët që ai shpresonte se do t'i dëgjojë.

Autor: Anna Engelke/Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti