1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

90 për qind pro pavarësisë

PP (dpa, Reuters, afp)12 Maj 2014

Rusia e quan kërcënimin e BE-së dhe të SHBA-së për sanksione më të rrepta kundër Rusisë si marrëzi absolute.

https://p.dw.com/p/1By0j
Fotografi: reuters

Sipas të dhënave të separatistëve në referendumet e diskutueshme në Ukrainë lindore në rajonin Donetsk votuan për pavarësinë gati nëntë të dhjetat e votuesve. Pjesëmarrja ishte rreth 89 për qind, tha kreu i komisionit të vetëemëruar të votimit, Roman Ljagin, duke u gdhirë dita e sotme (12.05).

Qeveria në Kiev dhe Perëndimi nuk duan ta njohin referendumin, sepse kanë frikë se Ukraina lindore sikurse Krimeja mund të bëhet pjesë e Federatës Ruse.

Perëndimi ashpërson sanksionet

Ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz u bëri thirrje kolegëve të tij të BE-së që në konfliktin në Ukrainë dhe në diskutimet për sanksione kundër Rusisë të jenë të unifikuar.

Sebastian Kurz dhe Andrej Deschtschyzja
Fotografi: picture-alliance/dpa

Vendimtare është që BE-ja të vazhdojë të jetë me një qëndrim. Vetëm në qoftë se ne veprojmë me vendosmëri mund të ndikojmë ndaj Rusisë tha ai për gazetën" Die Welt "(12.05.) duke iu referuar takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel. Ai theksoi se gjithashtu e rëndësishme është që të mbahen hapur kanalet e komunikimit me Moskën dhe për të ofruar "platforma për një dialog".

Fjalë të qarta pati Kurz në adresë të aktivistëve prorusë në lidhje me "referendumin" për pavarësinë e Ukrainës lindore. "Referendumi i separatistëve për pavarësinë e Ukrainës lindore nuk do të njihet prej nesh" - tha ministri i Jashtëm i Austrisë.

Putini pret analizën e rezultatit

Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, dëshiron të shprehet për referendumin e diskutueshëm në Ukrainën lindore vetëm pas një analize të rezultatit, tha zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peskov, për gazetën e Moskës "Kommersant".

Ukraine Referendum Luhansk
Fotografi: Reuters

Ai i mori në mbrojtje separatistët prorusë, që e kishin mbajtur "referendumin" përkundër një kërkese të Putinit për ta shtyrë atë. Aksioni ushtarak i qeverisë në Kiev nuk u kishte lënë atyre asnjë zgjidhje tjetër.

Kërcënimin e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara për sanksione më të rrepta kundër Rusisë Peskovi i quajti një marrëzi absolute.