1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të ketë Iraku së shpejti një kushtetutë të re?

Peter Filip23 Gusht 2005

Komiteti irakian i ngarkuar me hartimin e kushtetutës së re i prezantoi sot Asamblesë Kombëtare në Bagdat një projektkushtetutë i cili ka ende zbrazëtira në çështjet kyçe. Kryetari i parlamentit Hashim al-Hasani sqaroi se delegatët kanë tani tre ditë kohë që të debatojnë sërish rreth këtyre çështjeve. Ndër të tjera e pasqaruar mbetet çështja e ndarjes së pushtetit mes qeverisë në Bagdat dhe rajoneve tjera irakiane.

https://p.dw.com/p/ArOJ
Fotografi: dpa

Katër minuta para skadimit të afatit kryetari i parlamentit Hasami njoftoi për suksesin: deputetët kanë tani në dorë një projektpropozimin për kushtetutën e re. Por Hasami u desh menjëherë të shtoj se ende ekzistojnë disa paqartësi të cilat priten të mënjanohen gjatë tre ditëve të ardhshme. Një zgjidhje pra që nuk është zgjidhje: Afati u respektua duke e vazhduar atë për tre ditë.

Demokraci alla bagdatçe. Dihet që Iraku është në rrugë e sipër të krijimit të një sistemi demokratik gjatë së cilës duhet mbrojtur kundër të gjitha akteve të dhunës të kundërshtarëve të një "Iraku të ri". Por përkundër këtyre pengesave nuk është tani guximdhëns fakti që përfaqësuesit e grupeve të ndryshme popullore ta kenë kaq të vështirë të arrijnë një marrëveshje mbi bazën kushtetuese për bashkëjetesën e ardhshme në Irak.

Shkaku kryesor për këto vështirësi qëndron në atë se mosbesimi dhe dashakeqësia për grupet tjera popullore dhe fetare janë më të fuqishme sesa vullneti për një bashkëjetesë paqësore me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë është me bazë dyshimi i sunitëve se përpjekjet e kurdëve dhe shiitëve për më tepër autonomi me siguri që do të rrezikonin unitetin e Irakut. Jo vetëm për atë se këtu kërkohen sisteme të ndryshme politike të cilat edhe krijohen në një sistem federativ: një shtet laik tek kurdët apo një imitim i dobët i një Republike Islamike tek shiitët - një Iran në Eufrat dhe Tigrit.

Dhe të gjitha këto bartin me vete edhe dallimet shoqërore-politike për individëd si për shembull për gratë. Por edhe sa i përket ndarjes së ardhshme të mirëqenjes: federalizmi do të thotë edhe kontroll mbi pasuritë nëntokësore çka automatikisht do të favorizonte shiitët dhe kurdët kundrejt sunitëve për shkak se burimet e naftës ndodhen tek kurdët dhe shiitët por jo tek sunitët. Në këtë mënyrë sunitët nuk do të humbasnin vetëm epërsinë politike por edhe atë ekonomike.

Rrethana jo të volitshme këto për një bashkejetesë paqësore. Dhe një pengesë jo e vogël në përpjekjet që të arrihet kompromisi gjatë tre ditëve të ardhshme. Nga ana tjetër pranimi i dështimit do të thoshte diskualifikim. Andaj manovrohet mëtej dhe një ditë me siguri që do të arrihet kompromisi. Në tre ditët e ardhshme apo më vonë është përfundimisht pa rëndësi. Me rëndësi është që irakianët të dëshmojnë se janë në gjendje të krijojnë të paktën bazën për shtetin e tyre të ardhshëm i cili do të jetë i lirë dhe demokratik. Vullneti për këtë ekziston por deri tani siç duket kishte mungesë të kurajos civile.