1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A ka kushte për kthimin e romëve në Kosovë?

12 Gusht 2010

Eurodeputetja gjermane, Barbara Lochbihler, po viziton Kosovën për të parë se a ka atje kushte për kthimin e romëve nga Gjermania. Në bisedë me DW ajo thotë se personalisht është kundër kthimit të romëve në Kosovë.

https://p.dw.com/p/M00X
Barbara Lochbihler
Barbara LochbihlerFotografi: DW

Eurodeputeja gjermane Barbara Lochbihler, e cila angazhohet për të drejtat e pakicave, thotë se ka ardhur në Kosovë që të bisedojë me autoritetet e Prishtinës se sa Kosova është e përgatitur që të presë kthimin e familjeve rome nga Gjermania në Kosovë. Kosova dhe Gjermania tashmë kanë finalizuar marrëveshjen për riatdhesim dhe kjo marrëveshje përfshin edhe kthimin nga Gjermania në Kosovë të pakicave rome, ashkalinjve dhe egjiptasve. Barbara Lochbihler në një intervistë për programin tonë thotë se ajo përsonalishtë është kundër kthimit të këtyre familjeve në Kosovë.

Megjithë marrëveshjet për riatdhesim në Kosovë nuk ka kushte të mjaftueshme për akomodimin e të kthyerve
Megjithë marrëveshjet për riatdhesim në Kosovë nuk ka kushte të mjaftueshme për akomodimin e të kthyerveFotografi: Mirsad Camdzic

"Pikpamja ime është se ata nuk duhet të kthehen në Kosovë, sepse shumë nga ata sidomos fëmijët, shkojnë në shkollë kanë një mbështetje bazë, prindërit e tyre po ashtu ka vite që jetojnë në Gjermani dhe kjo është e mjaftueshme të thuhet se pse ata nuk duhet të kthehen në Kosovë. Natyrisht nëse këta njerëz dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre për arsye të ndryshme, atëherë mund ta bëjnë këtë, por nëse ata i detyron që të kthehen pa dëshirën e tyre, atëherë mendoj se kjo është një politikë e gabuar,” - thotë se Barbara Lochbihler.

Fëmijët kanë nevojë për shtëpi të ngrohtë me ujë dhe hapësirë të mjaftueshme, kjo është e drejtë njerëzore.
Fëmijët kanë nevojë për shtëpi të ngrohtë me ujë dhe hapësirë të mjaftueshme, kjo është e drejtë njerëzore.Fotografi: Mirsad Camdzic

Ajo thotë se është e lehtë që marrëveshja për riatdhesim të hidhet në letër, mirëpo thelbi është se si do të implementohet ajo. Autoritetet e Prishtinës megjithëse kanë nënshkruar marrëveshje për riatdhesim me shumë shtete evropiane, janë shprehur disa herë se në Kosovë nuk ka kushte të mjaftueshme për akomodimin e të kthyerve për faktin që shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë luftës së fundit. Eurodeputeja gjermane, Barbara Lochbihler, thotë se kthimi i familjeve rome nga Gjermania do ta përkeqësojë gjendjen e këtyre familjeve.

"E drejta për të pasur shtëpi, që do të thotë se fëmijët kanë nevojë për shtëpi të ngrohtë, ku ka ujë dhe hapësirë të mjaftueshme ku fëmijët dhe prindërit e tyre mund të bëjnë një jetë të mirë. Kjo është e drejtë njerëzore. Mirëpo, kur e shihni se në Kosovë akoma ekzistojnë kampe me romë kjo është e papranueshme. A do të thotë se duhen krijuar kampe të tjera që rrezikojnë jetën e romëve,” - shprehet Barbara Lochbihler.

Fëmijë romë në Mitrovicë
Fëmijë romë në MitrovicëFotografi: picture alliance/dpa

Në veri të Mitrovicës ekziston që nga përfundimi i luftës kampi me dhjetra familje rome brenda hapësirave të kompleksit industrial Trepça. Shumë organizata ndërkombëtare kanë konstatuar se në hapësirat e kampit ka sasi të tepruar plumbi dhe sipas tyre kjo rrezikon prej vitesh jetën e banorëve romë të kampit në veri të Mitrovicës.

Autor: Bekim Shehu
Redaktor: Pandeli Pani