1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A ka përfunduar lufta mes Serbisë dhe Kroacisë?

Ivica Petrović5 Gusht 2016

Beogradi dhe Zagrebi kanë marrë si shkas për shënimin e përvjetorit të aksionit "Oluja" (Stuhia) gjëra të ndryshme. Serbia nuk pranon se aksioni ishte pasojë e marrëveshjes Millosheviq - Tugjman.

https://p.dw.com/p/1JcBP
Fotografi: Getty Images/AFP/N. Brentz

Raportet mes Serbisë dhe Kroacisë janë futur në një fazë të akuzave të rënda dhe tani janë në një nivel protestash gati të përditshme diplomatike. Serbia ka reaguar negativisht ndaj shumë zhvillimeve në Kroaci, por më së shumti për shkak të ngritjes së përmendores së Miro Barishiq, vrasësit të ambasadorit të SFRJ, Vlladimir Roloviq. Një dëshmi për prishjen e raporteve është edhe deklarata e ministrit serb të Punëve të Brendëshme Nebojsha Stefanoviq, i cili shefit të HDZ-së, Andreja Plenkoviq i ka dërguar mesazh se ai "vetëm babait dhe nënës së tij mund t'u thotë që të heshtin dhe jo Serbisë, e cila nuk do të heshtë për krimet e fashistëve dhe të ustashëve kroatë“. Ndërkohë edhe mediat kanë nisur "t'i numërojnë arsenalet e armëve në këto dy vende", që ka ringjallur emocionet nga koha e luftës së fundit.

Kroatische Soldaten
Fotografi: DW/Sinisa Bogdanic

Raportet nuk janë normalizuar kurrë deri në fund

Raportet mes Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë më të mira gjatë viteve të fundit. Por në tërësi ato nuk janë normalizuar kurrë pas luftës së viteve 90-të, thotë ish-ambasadori serb në Zagreb, Radivoje Cvetiqanin. Këto raporte janë prishur sërish pas njohjes së Kosovës si shtet i pavarur. Ndërsa kohët e fundit janë paraqitur edhe shumë shkaqe të tjera për akuza dhe kundërakuza, gjë që ka rezultuar me nota të shumta protestash diplomatike mes këtyre vendeve. "Mendoj se shkaku kryesor i situatës së tanishme është që në pushtet janë akoma politikanët e viteve 90-të, kur janë bërë krime të shumta", thotë Dushan Janjiq, nga Forumi për Raporte Etnike. Dhe pikërisht ata janë përgjegjës për shumë tmerre që janë bërë në vitet 90-të. Ndaj ato kanë nevojë të lirohen nga këta politikanë. Këtë e dinë të dy palët, ndaj edhe ndjehen të pasigurtë.

Shënimi i përvjetorit të aksionit "Oluja" po përgatitet në Kroaci, por edhe në Serbi. Dushan Janjiq thotë se ky aksion në Serbi trajtohet ende si një aksion ushtarak, ku janë dëmtuar civilët dhe janë bërë krime lufte. Por Beogradi po refuzon të nisë debatin për marrëveshjen mes Millosheviqit dhe Tugjmanit për ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës. Millosheviqi e ka pranuar këtë publikisht në një paraqitje televizive. Ai ka pranuar se ka pasur marrëveshje me Tugjmanin“, thotë Janjiq.

Kroatien Offensive Krajina
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Stankovic

Ngarkesa nga e kaluara

Sa i përket gjendjes së serbëve në Kroaci, nuk është bërë shumë, pohon Janjiq. Beogradi pohon se shumë serbë të dëbuar kanë marrë ndërkohë nënshtetësinë kroate dhe atyre nuk u përgjigjet ashpërsimi i retorikës.

19. Jahrestag Operation Oluja in Knin
Fotografi: picture-alliance/dpa/Hrvoje Jelavic/PIXSELL

Përkeqësimi i raporteve mes këtyre vendeve vjen në një moment kur Serbia përpiqej për përmirësimin e raporteve. Por përvoja ka treguar se për këtë nuk ekziston vullneti. "Serbia dhe Kroacia kanë probleme të rënda nga historia dhe kjo nuk mund të harrohet", mendon Radivoje Cvetiqanin. Edhe kryeministri Aleksandar Vuçiq është shprehur për përmirësimin e raporteve. Por Vuçiqit nuk i besohet në Kroaci, për shkak të së kaluarës së tij. Radivoje Cvetiqanin rikujton thotë se dikur ka menduar që lufta mes Kroacisë dhe Serbisë i takon të së kaluarës. Por tani nuk është më i sigurt. Ka madje mendime se lufta nuk ka përfunduar, gjë që është shumë më e rrezikshme.