1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria dhe Rusia

A. Andreev/Bahri Cani10 Prill 2014

Bullgarët janë të shqetësuar nga frika për mundësinë e shkallëzimit të konflitit në Detin e Zi. Ata kanë frikë nga mundësia e një kontlikti me forcat ruse dhe shpresojnë në mbrojtjen nga NATO.

https://p.dw.com/p/1BexB
Bullgaria -10 vjet anëtare e NATO-sFotografi: BGNES

Si anëtare e NATO-s, Bullgaria me një kufi të gjatë 345 kilometra paraqet edhe kufirin lindor të NATO-s. Kufiri bullgar në Detin e Zi është vetëm 500 kilometra larg prej Krimesë dhe kufizohet me zonën e veprimit të flotës ruse. Bullgaria e ka për obligim në njërën anë që të kontrollojë aktivitetet ushtarake të Rusisë në Detin e Zi. Në anën tjetër, socialistët bullgarë dhe rusë në pushtet në këto vende kanë raporte të mira miqësore. Ndaj qeveria bullgare duhet të bëjë një lloj sparkate mes obligimeve ndaj NATO-s dhe simpative ndaj Rusisë.

Këto simpati janë të rrënjosura thellë në shoqërinë bullgare. Në media janë shtuar zërat që thonë se Bullgaria shumë shpejt mund të futet në një konflikt ushtarak me forat ruse në këtë zonë. Ndërkohë që ky vend nuk ka kapacitete për ndonjë konflikt me forcat ruse. Debati i hapur për rrezikun potencial ka nisur prej kohësh.

Pro-ukrainische Graffiti in Sofia
Parrulla të shkruara pro Ukrainës në SofjeFotografi: BGNES

Me MIG-ët rusë në konfliktin e NATO kundër Rusisë?

Në një raport të Ministrisë së Mbrojtjes, të cituar nga agjencia BTA, thuhet se anijet luftarake të Bullgarisë janë të vjetruara, për t'iu përgjigjur nevojave moderne. Gjenerali Sabi Sabev, përfaqësuesi ushtarak i Bullgarisë në NATO, ka kritikuar reformën ushtarake bullgare. Shkurtimet e personelit dhe kursimet e buxhetit për armatim e kanë dobësuar ushtrinë e këtij vendi. Bullgaria pra nuk është më në gjendje që t'i përgjigjet obligimeve të saja ndaj NATO-s, thotë Sabev, në një intervistë me BTA.

Ndërsa në një bisedë me Deutsche Wellen, ish ministri i Mbrojtjes gjenerali Aniu Angelov, paralajmëron për mangësitë e forcave bullgare: "Armët për mbrojtje ajrore me mundim shumë të madh mund ta mbrojnë hapsirën ajrore të Bullgarisë". Por MIG-21 të prodhuar në Rusi janë vetëm pjesërisht në funksion.

Gati të gjitha armët ajore dhe radarët në Bullgari janë të prodhurara në Rusi, që mund të jetë një përparësi shumë e madhe e Rusisë në qoftë se eventualisht vjen deri te ndonjë konflikt ushtarak në Detin e Zi. Në fillim të vitit janë regjistruar edhe kontrolle të shpeshta të avionëve rusë në këtë zonë. Ndaj "avionët bullgarë shpesh janë detyruar të ngrihen në ajër, për të kontrolluar aktivitetet ruse", thotë ministri i Mbrojtjes Angel Naidenov. Sipas tij, kjo ndodh gati çdo ditë. Se çfarë kanë në bord avionët rusë Iljushin-20, ende nuk dihet.

"S'ka rrezik për këtë vend të NATO-s"

Megjithë frikën dhe skenarët e tmerrshëm që lakohen në media, ish ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev nuk beson që Bullgaria është e rrezikuar seriozisht. Është pak e mundur që Rusia të sulmojë një vend anëtar të NATO-s. "Nëse ndodh kjo, NATO automatikisht do të përgjigjej sipas artikullit 5 të Marrëveshjes", shpjegon ai. Marrëveshja parashikon ndërhyrjen e menjëhershme për të mbrojtur vendet anëtare të NATO-s.

Todor Tagarev
Todor Tagarev - ministri bullgar i MbrojtjesFotografi: BGNES

Bullgarinë në ditët e ardhshme do ta vizitojë edhe Serketari i Përgjithshëm i aleancës Anders Fogh Rasmussen. Ministri i Mbrojtjes Naidenov e quan këtë vizitë si një "sinjal të rëndësishëm në kohën e krizës në Krime dhe në raportet mes Ukrainës dhe Rusisë". Ndërsa Aniu Angelov mendon se Bullgaria duhet ta shfrytëzojë këtë vizitë për të forcuar pozicionet e saj. Sipas tij, Bullgaria duhet të kërkojë konsultime shtesë me NATO-n dhe të sigurojë mbështetjen e aleancës.

NATO tregon më shumë prezencë

Angelov i përket grupit të atyre që mendojnë se Bullgaria është e rrezikuar. Ai kërkon që Bullgaria të ndërmarr masa të menjëhershme për siguri: "Këshilli i Sigurisë, Qeveria dhe presidenti duhet të jenë të vetëdijshëm se rreziku është i madh. NW rast sulmi ndaj Bullgarisë, NATO duhet të veprojë sipas standardeve të sigurisë kolektive dhe të ndërmarr masat e domosdoshme për mbrojtjen e Bullgarisë, sepse situata nuk është fare e lehtë."

SHBA dhe NATO kanë treguar kohët e fundit më shumë prezencë në Detin e Zi. Uashingtoni ka dërguar ndërkohë anije ushtarake edhe në këtë zonë. Së shpejti atje do të mbërrijë edhe nëndetësja "USS Donald Cook", thuhet në Uashington. Qëllimi është që të dërgohet sinjali i gatishmërisë për ndërhyrje të menjëhershme në qoftë se cënohet ndonjë prej partnerëve në NATO. Në këtë zonë ka mbërritur "USS Truxtun", ndërkohë që amerikanët kanë dërguar në Rumani edhe avionë luftarakë F-16. Para disa javësh është zgjeruar edhe zona e kontrollit me Awacs mbi Poloni dhe Rumani.