1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A mund t'i japin shkollat ushtrisë urdhër marshimi?

Richard Connor
2 Prill 2019

Ushtarakët gjermanë prej kohësh bëjnë vizita në shkolla, për të ngjallur interesin për forcat e armatosura. Politikanët në Berlin shtrojnë pyetjen nëse ka ardhur koha që Bundeswehri të ndryshojë qëndrim.

https://p.dw.com/p/3G2XL
Deutschland Bundeswehr Rekruten
Fotografi: picture alliance/dpa/M. Schutt

Socialdemokrarët gjermanë në Berlin qenë në pozitë të vështirë të hënën kur paraqitën një propozim për ta ndaluar ushtrinë gjermane që të përdorë edhe më tej shkollat, për të rekrutuar atje rekrutë në të ardhmen. Kjo parti e qendrës së majtë po përpiqet të arrijë që Bundeswehrit (forcave të armatosura) t'i ndalohet që të bëjë rekrutimin e të rinjve në shkollat e Berlinit. Socialdemokratët thonë se të rinjve nuk u bëhet e qartë rreziku që lidhet me përfshirjen potenciale të tyre në ushtri.

Në një konferencë të degës së partisë socialdemokrate në Berlin u hodh në votë që parlamentit të landit të Berlinit t'i kërkohet që të shtojë një klauzolë në një akt të arsimit shtetëror. Klauzola thotë se "është e ndaluar për organizatat ushtarake që të propagandojnë shërbimin dhe punën e tyre për sektorin ushtarak në shkollat e Berlinit."

Në arsyetimin e tyre, socialdemokratët thanë se nxënësit, si grup i synuar, janë në një moshë në të cilën vlerat e tyre janë ende në zhvillim e sipër. "Në përputhje me këtë, ata mund të dëmtohen nga propaganda ushtarake dhe nga banalizimi i rreziqeve reale të dislokimit të trupave ushtarake."

Bundeswehr Rekruten
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Schutt

Ky vendim shkaktoi kritika. Zëvendëspresidenti socialdemokrat i Bundestagut, Thomas Oppermann tha se është "i tmerruar". "Ushtarët meritojnë respektin tonë", shkroi Oppermann në twitter, duke theksuar se ushtria është ushtri demokratike, që i shërben parlamentit. "Kushdo që vendos budallallëqe të tilla duhet të rrijë larg shkollave tona."

Socialdemokratët e Berlinit iu kundërpërgjigjën, "të habitur" që Oppermanni me sa duket e kishte bazuar mendimin e tij në raportet e medias dhe jo në propozimin konkret.

SPD-ja tërhiqte vëmendjen në dokumentin e saj në pesë vdekje në vitin 2017, si rezultat i marrjes pjesë në veprime ushtarake. Pasojat e tjera, si pasojat potenciale psikologjike që lidhen me dislokimet e ushtrisë në botën e jashtme nuk iu thuhen nxënësve. Numri i vetëvrasjeve, thuhet në vendimin e SPD-së, është shumë më i madh midis ish-ushtarakëve se në pjesën që ka mbetur të popullit.

Por vendimi thekson gjithashtu rëndësinë e ushtrisë në Gjermani. "Bundeswehri, si ushtri parlamentare, i shërben mbrojtjes së Republikës Federale Gjermane", shkruhet në propozim. "Kjo është më e nevojshme se kurrë. Megjithatë, me rekrutimin e minorenëve në shkolla, qartësisht kapërcehen limitet e fushës së kompetencës."

SPD-ja ka nevojë për një koalicion me të Gjelbrit dhe me të Majtët në parlamentin e landit, që të avancojë me propozimin. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në janar se ushtria rekrutoi 20 përqind më pak minorenë në 2018-ën në krahasim me një vit më parë.