1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040209 Abbas Europa-Parlament

Kristof Haselbah5 Shkurt 2009

Një rol më të madh politik të BE-së në Lindjen e Mesme – në këtë pikë janë dakord si parlamenti i BE-së edhe i ftuari i tij presidenti palestinez Mahmud Abas. Por BE këmbëngul edhe që palestinezët të jenë të bashkuar.

https://p.dw.com/p/Gnij
Presidenti palestinez Abas bisedon në Strasburg me presidentin e Parlamentit Evropian, Pëtering
Presidenti palestinez Abas bisedon në Strasburg me presidentin e Parlamentit Evropian, PëteringFotografi: AP

Pritje e madhe për Mahmud Abasin. Presidenti i Parlamentit Hans-Gert Pëtering i shprehu atij besimin e plotë për përpjekjet e tij brenda palestinezëve dhe për paqe me Izraelin. Me sulmin ndaj Rripit të Gazës Izraeli ka kryer krime lufte, tha Pëteringu, por ai dënoi edhe goditjet me raketa të Izraelit nga territori palestinez.

Tani evropianët e presin nga Abasi zgjidhjen e detyrës së vështirë të pajtimit të palestinezëve që kanë mes tyre mosmarrëveshje të mëdha.

"Pajtimi kombëtar dhe krijimi i një qeverie të njësisë kombëtare është një nga përparësitë tona."

Pëteringu tha se prej kësaj qeverie:

"...ne kërkojmë dhe presim që ajo të respektojë parimet themelore të procesit të paqes, të heqë dorë prej dhunës dhe të zhvillojë bisedime angazhuara për paqe me Izraelin.“

Abasi i përmbush të gjitha parakushtet. Prandaj ai pranohet si partner edhe prej Izraeli edhe prej SHBA-së. Por edhe Abasi bëri të qartë që në fund nuk do të mbetej i kënaqur me zgjidhje të vogla:

"Nuk mund të fillohet sërish me diskutime për detaje të vogla, ndërkohë që synimi më i rëndësishëm i palestinezëve, pra dhënia fund e pushimit izraelit, nuk diskutohet.“

Për momentin duket se zgjidhja gjithëpërfshirëse është më larg se kurrë. Evropianët i shqetëson fakti se janë në Lindjen e Mesme në të shumtën e rasteve të ndihmësit që jep paratë, por që s'ka ndikim politik.

Në konferencën për shtyp Abasit tha se:

"Prej Evropës duam që të marrë përsipër një rol poltik. Ne nuk duam që me këtë të dobësojmë rolin e Amerikës. Ajo që themi është që Europa duhet të plotësojë rolin e vendeve të tjera në kuadrin e kuartetit për Lindjen e Mesme. Europa është fqinjë me Lindjen e Mesme.“

Presidenti i Parlamentit Evropian, Pëtering u shpreh:

"Ne duam të jemi sekserë të ndershëm. Dhe do të vijë koha që ajo që kemi arritur në Evropë bashkëjetesa në paqe me njëri-tjetrin, dhe që ia urojmë edhe Lindjes së Mesme të bëhet realitet dhe ne ju urojmë juve, zoti president Abas: një shtet palestinez të sigurt; duke shtuar edhe në adrese të Izraelit: një shtet izraelit të sigurt. Kjo s'duhet të mbetet vizion por duhet të bëhet realitet, duhet të bëhet realitet gjatë brezit tonë dhe në rast se duam mund ta arrijmë këtë.“

Presidenti izraelit Shimon Peres ishte ftuar gjithashtu, por nuk erdhi për shkak kohe. Do të ishte interesante të mësohej se ç'do të thoshte ai për thëniet e Abasit në lidhjen me rolin e Evropës dhe versionin e paqes.