1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afrim mes armiqve të betuar - Planet për kthimin e Lartësive të Golanit

Latschan, Thomas DW Deutsch2 Maj 2008

Kur interesat përputhen të ashtuquajturit armiq të betuar papritur bëhen të arësyeshëm dhe vendosin kompromise me njëri-tjetrin. Kështu duket se po ndodh ndërkohë edhe mes Izraelit dhe Sirisë.

https://p.dw.com/p/DsGl
Lartësitë GolanFotografi: AP

Për një kohë të gjatë Izraeli dhe Siria kanë qenë në armiqësi midis tyre. Tani kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan po synon të ulë të dy palët në një tryezëe e re të bisedimeve për paqe. Erdogani ka me vete ofertën e kryeminstrit izraelit Ehud Olmert sipas së cilës Sirisë do t´i kthehen Lartësitë e Golanit të pushtuara në vitin 1967 dhe të aneksuara në vitin 1981. Në këtë moment Siria është e izoluar ndërkombëtarisht. Po pse vjen në këto momente kjo përpjekje për paqen?

Erdogan zu Gesprächen über Golanhöhen in Syrien
Vizita e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Siri. Takimi me kryeministrin sirian Mohammad Naji Otari më 26 prill 2008Fotografi: picture-alliance / dpa


Larg nga vëmendja e publikut Izraeli dhe Siria po afrohen me njëra-tjetrën. Që prej 11 muajsh po negociohet në fshehtësi për traktatin e paqes dhe për kthimin e Lartësive të Golanit. Planet për një afrim janë prej kohësh në sirtaret e zyrave të të dy qeverive. Në fund të fundit një traktat paqeje i sjell si Damaskut edhe Jeruzalemit disa avantazhe.



Izraeli mund të arrinte që Siria të largohej nga aleanca me Iranin dhe kështu do të dobësohej edhe mbështetja e tij për Hisbollahët në Jug të Libanit. Gjithashtu do të normalizoheshin edhe marrdhëniet me vendet e tjera arabe. Siria do të ishte fqinji i tretë i drejtpërdrejtë me të cilin Izraeli nënshkruan traktat paqeje pas Egjiptit dhe Jordanisë. Po ashtu Izraeli s´ka pse t´u trembet trazirave brenda vendit pas kthimit të Lartësive të Golanit, pasi izraelitët e këtyre zonave janë shumë më të moderuar se ata të Rripit të Gazës. Prandaj në rezistencën e tyre nuk mund të dështojë kthimi i këtyre trojeve, mendon eksperti i fondacionit të Bertelsmanit për Lindjen e Mesme Stephan Vopel: "Për politikën e Izraelit dhe nga pikëpamja strategjike Lartësitë e Golanit janë pjesë që mund të tolerohen. Pra mund të thuhet se formula "Tokë për Paqen" mund të aplikohet relativisht thjesht."


Për Sirirnë nga ana tjetër bëhet fjalë për krenari kombëtare. Rikthimi i Golanit i siguron asaj akses në burimet e rëndësishme të ujit të pijshëm në liqenin Genezareth. Por përfituesi më i madh do të ishte presidenti sirian Baschar al-Assad. Gjendja e vështirë ekonomike në vend, humbja e influencës në Liban, mungesa e mbështetjes nga vendet vëlla arabe e kanë dobësuar shumë pozicionin e Assadit brenda vendit të tij. Me Golanin ai do te rifitonte një pjesë të prestigjit të humbur, thekson Stephen Vopel: "Të gjithë e dinë se Siria ka dy priorite politike, njëri është të rivendosja e influencës në Liban dhe së dyti më thelbësorja eshte të rifitojë Golanin. Kjo e dyta duket se po del gjithnjë e më shumë në plan të parë."


Megjithatë momenti kur po zhvillohen bisedimet sekrete është spikatës. Vetëm shtatë muaj më parë aviacioni ushtarak izraelit bombardoi një impiant në shkretëtirë brenda territorit sirian. Sipas CIA-s bëhej fjalë për një impian bërthamor që Siria e kishte ndërtuar me ndihmën e Koresë së Veriut.


Fakti që Damasku nuk protestoi me zë të lartë tregoi se ai nuk kishte prova të mjaftueshme për të treguar pafajësinë dhe se kishte me të vërtetë diçka për të fshehur. Assadi nuk mund ta justifiojë në opinion e brendshëm të Sirisë një dështim. Izraeli nuk ka asnjë inters që në Damask të ketë trazira dhe qeveria aktuale të dështojë. Jeruzalemi ka një merak, sipas Stephan Vopel: "Sa i qëndrueshëm është Assadi? Sa i fortë është pozicioni i tij në Siri dhe në botën arabe veçanërisht kundrejt Iranit? A mund të ndjekë ai një politikë të pavarur? Si shpërblim për Lartësitë e Golanit do të ishte një distancim i Assadit nga aleanca me Iranin."


Prandaj një Siri e destabilizuar dhe ardhja në pushtet e forcave konservatore nuk ështe aspak në interes të Izraelit. Një rikthim i Lartësive të Golanit ho vetëm do të forconte pozitat e Assadit, por edhe do ta afronte atë më shumë me Jeruzalemin. Nga ky sfond traktati i paqes mes Izraelit dhe Sirisë ka një shans real.