1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Türkei Armenien

11 Tetor 2009

Turqia dhe Armenia dëshirojnë të normalizojnë marërdhëniet pas një ftohjeje 16 vjecare. Për këtë u ra dakord në Zvicër, dhe tani duhen kapërcyer kundërshtimet e mëdha në të dy vendet.

https://p.dw.com/p/K41u

Pas 16 vjetësh marrëdhëniesh të ftohta, Turqia dhe Armenia kërkojnë të normalizojnë sërish marrëdhëniet e tyre. Protokollet përkatëse u nënshkruan të shtunën (10.10.) në mbrëmje në Universitetin e Zyrihut nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, pas zhvillimit të një diplomacie të fshehtë për gjatë një viti. Nënshkrimi i marrëveshjes, në të cilën morën pjesë edhe ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton, si dhe kolegët nga Zvicra, Rusia dhe Franca, së bashku me të ngarkuarin e BE-së, Havier Solana ishte duke dështuar për shkak të kundërshtimeve të palës armene.

Vetëm prej ndërhyrjes personale të Klintonit dhe heqjes dorë nga deklarata përfundimtare, u arrit të bëhej ceremonia. Te dy palët njoftuan në protokoll vullnetin e tyre për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e kufijvë brenda dy muajve. Përveç kësaj një komision historianësh do të përpunojë masat që duhen marrë për zbardhjen e masakrës të bërë ndaj armenëve nën Perandorinë Osmanë në vitet 1915 -17. Marrëveshja duhet të ratifikohet edhe nga parlamentet e të dy vendeve.

Baha Güngör
Baha GüngörFotografi: DW / Baha Güngör



Heqja dorë e ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Armenisë, Ahmet Davutoglu dhe Eduard Nalbandian, prej mbajtjes së fjalimeve të planifikuara pas nënshkrimit të protokolleve për normalizimin e marrëdhënieve bilateriale ishte një dëshmi e qartë se koha nuk është pjekur ende. Para ratifikimit nga parlamentet e Ankarasë dhe Erevanit të protokolleve të nënshkruara në Zyrih duhen kapërcyer kundërshtimet e ashpra të nacionalistëve në të dy vendet. Një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes 10 mijë armenas dolën në rrugët e kryeqytetit Erevan. Kështu e kufirit të mbyllur nga Turqia në vitin 1993, një hap shumë i rëndësishëm për ekonominë e Armenisë, nuk është ende i sigurt. Po ashtu e pasigurtë është nëse do të rivendosen marrëdhëniet diplomatike të ndërprera gjatë konfliktit të Karabakut.

Megjithatë, Zvicra si ndërmjetësues si dhe SHBA, Rusia dhe Franca si përkrahës të procesit të vështirë të paqes kanë arritur një përparim të rëndësishëm. Pyetja është se si do të vazhdojë procesi më tej. Fjalët do peshohen mirë, prandaj të dy minisrat nuk i shoqëruan nënshkrimet e tyre me fjalime bindëse për vullnetin e mirë të paqes. Një ministër i jashtëm armen, i cili nuk akuzon Turqinë për genocid dhe një ministër i jashtëm turk që nuk dënon pushtimin nga Armenia të territoreve azerbaxhiane, do të rrezikonte humbjen e besueshmërisë në vendin e vetë.

Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga shefi i diplomacisë Javier Solana, i ka premtuar Armenisë dhe Turqisë përmirësimin e marrëdhënieve duke vlerësuar marrëveshjen mes tyre. Por ky lloj "shpërblimi" kundërshtohet nga nacionalistët e ty dy vendeve duke e quajtuar "tradhëti". "Skifterat" turq kujtojnë 37 diplomatët e Turqisë, që janë vrarë në gjithë botën nga grupi terrorist armen ASALA, dhe paralajmërojnë para rreziqeve të tradhëtimit të popullit vëlla azerbaxhianas. Për nacionalistët armenas, si dhe për armenasit e diasporës normalizimi i marrëdhënieve me Turqinë nuk mund të bëhet pa pranuar genocidin ndaj armenasve në vitin 1915-17.


Ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë përpunuar me durim çdo fjalë të protokolleve, dhe po aq durim do të duhet për të bindur parlamentet dhe publikun e dy vendeve. Por kthim mbrapa në procesin e paqes nuk duhet lejuar. Prandaj përkrahja dhe në rast nevoje dhe presioni përkatës duhet të vazhdojnë të jepen si nga BE, SHBA dhe Franca me diasporën e saj të madhe armene, ashtu edhe nga Rusia. Kohët e Luftës së Ftohtë, kanë marrë fund në Evropë, dhe duhet të kthehet në të kaluar edhe për periferinë e kontinentit.

Autor : Baha Güngör / Aida Cama

Redaktoi : Vilma Filaj - Ballvora