1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një afgan 17-vjeçar sulmon me thikë në tren

AR(epd,dpa, afp)19 Korrik 2016

Agresori e ka kryer aktin i vetëm, bën të ditur ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann për atentatorin në Würzburg, i cili plagosi rëndë disa vetë pas sulmit në trenin e pasagjerëve.

https://p.dw.com/p/1JRDE
Deutschland Attacke in Regionalzug bei Würzburg
Fotografi: Reuters/K. Pfaffenbach

IS-i merr përsipër përgjegjësinë për sulmin e të riut afgan, duke e cilësuar se sulmi u krye nga "një luftëtar i Shtetit Islamik", thotë agjencia e grupit ekstremist, Aamaq. Pas sulmit me thikë dhe sëpatë të një 17-vjeçari afgan në një tren në Würzburg, bëhet e ditur se ai ka vepruar i pavarur, dhe nuk ka qenë në grup. "Ai ka qenë i vetëm në tren dhe e ka kryer i vetëm këtë akt", bën të ditur ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Hermann. Motivet e sulmit ende nuk dihen. Sipas të dhënave të qeverisë së landit të Bavarisë autoritetet kanë gjetur edhe një flamur të të ashtuquajturit "Shteti Islamik". Ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, Joachim Hermann është shprehur se gjatë kontrollit të dhomës është gjetur "një flamur i IS-it i vizatuar me dorë."

Schwerverletzte bei Attacke in Zug bei Würzburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/K.-J. Hildenbrand

Viktimë e sulmit kanë qenë turistë nga Hong-Kongu, një familje dhe i dashuri i vajzës, siç bën të ditur agjencia e lajmeve dpa. Babai dhe i dashuri janë përpjekur të mbronin anëtarët e tjerë të familjes. Kreu i qeverisë së Hong-Kongut, Leung Chun-Jing e dënoi sulmin dhe përfaqësues të Dhomës së Ekonomisë së Hong-Kongut në Gjermani i vizituan ndërkohë viktimat.

Nga sulmi në një tren rajonal të hënën (18.07) në mbrëmje (21:15) janë plagosur rëndë disa vetë. Autori i sulmit mësyu me sëpatë dhe thikë pasagjerët, turistë nga Hong-Kongu, ndërkohë një pasagjer tërhoqi frenat e emergjencës dhe treni ndaloi. Në përpjekje për t'u larguar, autori tentoi të sulmonte policët, por u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë. Disa media raportuan, se para sulmit, afgani 17-vjeçar kishte thirrur "zoti është i madh"- Allahu Akbar. 17-vjeçari ka jetuar për disa kohë si refugjat minoren në Ochsenfurt, (Qarkun e Würzburgut).