1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akuzat dhe përgjigjet ndaj raportit të Dick Marty për krimet në Kosovë

17 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QeNy

Raporti i Dick Marty-t për krimet e bëra gjatë luftës së Kosovës dhe pas përfundimit të luftës ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Pala kosovare mohon që krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj dhe të tjerë të jenë marrë me tregti me organe të njeriut dhe drogë. Xhavit Haliti pohon se këto pohime janë plotësisht të pavërteta.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një padie kundër Dick Marty. Ndërkohë që ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi është i mendimit se raporti i paraqitur dhe i miratuar në Këshillin e Evopës ka vetëm qëllime politike.

Prokurori i Serbisë për krime lufte Vlladimir Vukçeviq mendon ndryshe. Ai deklaroi se raporti i Dick Marty-t për krime në Kosovë paraqet një fitore të madhe për punën e prokurorisë dhe punën e tij personale. Në një takim me gazetarë në Beograd ai bëri të ditur se Prokuroria serbe ka punuar për vite të tëra në këtë lëndë.

Autor: Bekim Shehu/Ivica Petroviq

Redaktoi: Bahri Cani