1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Al-Sisi, diplomati i shkathët

25 Prill 2019

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, mund të qëndrojë në post deri në vitin 2030. Dhe kjo do ta forcojë edhe më shumë pozitën e tij brenda dhe jashtë vendit.

https://p.dw.com/p/3HNQ2
USa New York - UN: Ägyptens Präsident - Abdel Fattah al-Sisi
Fotografi: Getty Images/AFP/B. R. Smith

Mbi 88 për qind e egjiptianëve, sipas Entit Kombëtar Zgjedhor, kanë votuar pro Abdel Fatah Al-Sisit. Një pro që Al-Sisi të vazhdojë të jetë president i Egjiptit deri në vitin 2030. Me këtë zgjatje të kohës në pushtet, presidentit i shtohen akoma më shumë kompetenca. Kështu për shembull ai tani ka një ndikim shumë të madh mbi personat që do të jenë në krye të drejtësisë. Po ashtu do të forcohet edhe më shumë roli i ushtrisë. Dhe kritikët e presidentit tani mund të vihen më lehtë përballë gjykatave ushtarake. "Pozita e Al-Sisit është më e fuqishmja qysh nga viti 1952, thotë socialgjeografi Guenter Mayer, drejtor i "Qendrës së studimeve të botës arabe" në Universitetin e Mainz-it në Gjermani. 

Forcim i pozitës në rajon

Pak ditë para referendumit, Al Sisi ishte takuar me gjeneralin libian, Kalifa Haftar. Ky po lufton me ashpërsi jo vetëm kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe milicisë që e mbështet atë, por edhe kundër grupimeve islamiste që rivalizojnë prej kohësh në Libi, si ato radikale ashtu edhe të moderuarat, si për shembull, "Vëllezërit Myslimanë". 

Libyscher Militärbefehlshaber Khalifa Haftar mit dem ägyptischen Präsidenten Abdel Fattah al-Sisi im Präsidentenpalast in Kairo
Pak ditë para referendumit, Al Sisi ishte takuar me gjeneralin libian, Kalifa Haftar. Ky po lufton me ashpërsi jo vetëm kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht dhe milicisë që e mbështet atë, por edhe kundër grupimeve islamiste që rivalizojnë prej kohësh në Libi, si ato radikale ashtu edhe të moderuarat, si për shembull, "Vëllezërit Myslimanë". Fotografi: Reuters

Me Haftarin, Egjiptin ka jo vetëm një aleat në luftën kundër "Vëllezërve Myslimanë", por edhe një ndihmës potencial për të siguruar kufirin perëndimor të Egjiptit. Në afërsi të tij, nga ana e Libisë, janë aktive edhe grupe xhihadiste, të cilat kanë depërtuar disa herë në Egjipt dhe kanë zhvilluar luftime me forcat egjiptiane të sigurisë. 
Bashkëpunimi me Haftarin e ka forcuar pozitën e Al-Sisit  si aktor në rajon. Në Libi, Egjipti dhe aleatët e tij nga vendet e Gjirit Persik, janë përballë Turqisë dhe Katarit, dy vende këto që i mbështesin islamistët e moderuar, siç janë "Vëllezërit Myslimanë". 
Një front ky që vihet re edhe në Siri. Prej tashmë tre vjetësh Al-Sisi po punon në të gjitha frontet për të përmirësuar marrëdhëniet me Assadin. Në ambiciet e tij politike, Al-Sisi mund të llogarisë edhe me mbështetjen e ushtrisë së  vendit të tij. ajo konsiderohet si ushtria më e fortë nga vendet e tjera arabe.

Aleat me rusët dhe amerikanët

Një tjetër aleat i Al-Sisit është Rusia, e cila u afrua më shumë me Egjiptin, pas acarimit të marrëdhënieve mes Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së Obamës. Shkak për këtë ishte kursi represiv i presidentit brenda vendit. Rusia e ndihmoi asokohe Al-Sisin me armë. Veç të tjerash, me ndihmën e saj, po ndërtohet centrali i parë bërthamor në Egjipt. "Al-Sisi me këtë ka treguar se në rast nevoje ai nuk është i varur nga Amerika", thotë Meyer. 
Ndërkohë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përmirësuar gjatë qeverisjes së presidentit  Donald Trump. Në fillim të prillit, Al Sisi i bëri një vizitë në Uashington homologut të tij dhe që të dy i siguruan njëri-tjetrit marrëdhënie të mira. Sipas Meyer-it, kjo e ka forcuar edhe më tej pozitën e Al-Sisit në politikën e jashtme. 

USA Washington | Abdel Fatah Al-Sisi, Präsident Ägypten & Donald Trump
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përmirësuar gjatë qeverisjes së presidentit  Donald Trump. Në fillim të prillit, Al Sisi i bëri një vizitë në Uashington homologut të tij dhe që të dy i siguruan njëri-tjetrit marrëdhënie të mira.Fotografi: Getty Images/AFP/J. Watson