1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Alarm për terror në Bruksel

21 Qershor 2017

Pas një shpërthimi në stacionin e trenit në Bruksel plasi panik dhe pasagjerët u evakuuan.

https://p.dw.com/p/2f4L8
Belgien Terror-Alarm in Brüssel
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/G. Vanden Wijngaert

Atentatori i dyshuar për sulmin në stacionin qendror të trenit në Bruksel që u qëllua nga ushtarët të martën në mbrëmje, ka gjetur vdekjen. Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit në kryeqytetin belg duke u gdhirë dita e sotme (21.06).

Ushtarët qëlluan me armë ndaj personit të dyshuari, pasi në stacionin hekurudhor  ndodhi nga ora 20:30 një shpërthim. Sipas dëshmitarëve okularë, personi i dyshnuar kishte thirrur "Allahu Ekber".

Zyra e prokurorit e klasifikoi incidentin si "sulm terrorist". Fillimisht u tha se ishte e paqartë nëse i dyshuari është ende gjallë apo jo.

Aksion i madh evakuimi

Pas shpërthimit të lëndës eksplozive stacioni i trenit u përfshi në panik dhe pasagjerët u evakuuan. Policia rrethoi edhe sheshin Grand Place në qendër të Brukselit. Qendra e Krizave në Bruksel tha se situata tani është nën kontroll.

Belgien Terror-Alarm in Brüssel
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/G. Vanden Wijngaert

Kryetari i komunës së Brukselit, Philippe Close, shkroi në Twitter, se qendra e qytetit është "e qetë". Kryeministri belg Charles Michel vlerësoi "guximin" e forcave të sigurimit. Ai njoftoi mbledhjen e Këshillit belg të Sigurimit për ditën e sotme.

Kërcënimi terrorist në kryeqytetin belg vlerësohet si i lartë që nga sulmet në aeroport dhe në metronë e qytetit në mars të vitit 2016. Në këto sulme që i mori përsipër IS-i gjetën vdekjen 32 vetë.

Patrulla nëpër qytet

Në Bruksel ka nosur patrullimi i ushtarëve në shumë zona të qytetit. Gjurmët e atentatorëve të Parisit, që vranë në nëntor 2015 130 vetë, çuan në kryeqytetin belg.

Të enjten dhe të premten mbahet në Bruksel samiti i BE-së.