1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Alberto Contador fiton garën çiklistike të Francës

26 Korrik 2010

Contador e fitoi për herë të tretë turin e Francës. Ndërsa Vettel nuk e fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë, dueti i Ferrarit Alonso-Massa doli para Vettel.

https://p.dw.com/p/OUZm
Fituesi Alberto Contador
Fituesi Alberto ContadorFotografi: AP

Çiklisti profesionist Alberto Contador fitoi për herë të tretë pas vitit 2007 dhe 2009 turin çiklistik të Francës. Spanjolli e kishte thelluar të shtunën ndjeshëm epërsinë e vet ndaj Andy Schleck-ut në garën individuale nga Bordoja në Pauillac. Të dielën ai u nis me 39 sekonda avantazh ndaj të dytit, luksemburgasit, në segmentin e fundit për në Paris.

Këto 30 sekonda dhe një vend në grupin kryesues në sheshin Elize në Paris atij i mjaftuan, që të korrë fitoren. Ndërsa në pjesën e fundit të gjatësisë prej 102,5 km nga Longjumo në Paris fitoren e siguroi britaniku Mark Cavendish, i cili më këtë festoi fitoren e tij të pestë në garën çikliste të njohur me emrin Turi i Francës.

Fernando Alsonso i Ferrarit lë kolegun Felipe Massa të parakalojë
Fernando Alsonso i Ferrarit lë kolegun Felipe Massa të parakalojë në garën e HokenhaimitFotografi: AP

Nga Formula 1: Favoriti Sebastian Vettel nuk fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë në Hokenhaim, megjithëse u nis nga poziconi i parë. Vettel zuri vendin e tretë, ndërsa dueti i Ferrarit Fernando Alonso dhe Felipe Massa zunë vendin e parë dhe të dytë. Piloti i McLaren, Lewis Hamilton zuri vendin e katërt.

AG/E. Ahmeti/L. Arapi