1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aleksander Vuçiç - presidenti i ri i Serbisë?

14 Shkurt 2017

46 vjeçari Aleksander Vuçiç kërkon të bëhet presidenti i ri i Serbisë. Partia Progresiste Serbe e zgjodhi atë njëzëri kandidatin për president në zgjedhjet presidenciale të prillit. Nikoliç tërhoqi kandidaturën.

https://p.dw.com/p/2XYtM
Schweiz Aleksandar Vucic in Davos
Fotografi: picture-alliance/dpa/J.-C. Bott

Media të ndryshme bëjnë të ditur se, partia progresiste serbe, SNS ka vendosur si kandidat të saj për zgjedhjet presidenciale të pranverës, kryeministrin aktual, Aleksander Vuçiç. Ai do të jetë kandidati presidencial në pranverë, citohet ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç të martën. Të gjitha sondazhet e deritanishme e nxjerrin Vuçiçin si fitues të qartë në zgjedhje. Ende nuk dihet kush do të mbajë postin e kryeministrit në vend të tij.

"Unanimisht. Ky është Vuçiç”, tha Stefanoviç, një përkrahës i kryeministrit pas një mbledhjeje të këshillit drejtues të partisë progresiste serbe, SNS. Partia vendosi të mos mbështesë kandidaturën e presidentit actual, Tomislav Nikoliç, një ish-ultranacionalisht, i cili e filloi mandatin në vitin 2012. Nikoliçi e tërhoqi kandidaturën e tij.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi pritet të mbahen në prill, kandidati i SNS, del kundër një opozite të fragmentarizuar dhe të përçarë. Zgjedhjet do të jenë një test i rëndësishëm për Vuçiç dhe reformat ekonomike të premtuara, të cilat kanë qenë mbështetur nga FMN-ja, por edhe për kursin e tij për të ofruar vendin 7,3, milionësh më shumë me Bashkimin europian.

dpa/rtr/la