1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ambasadori gjerman, Annen përuron linjën e re të internetit

Ani Ruci16 Shtator 2005

Annen deklaron në Tiranë, se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen dhe partneritetin e saj për Shqipërinë, pavarësisht nga ndryshimi i pushtetit në Berlin

https://p.dw.com/p/Ar2m
Tirana
TiranaFotografi: DW


"Cilado qeveri që do të vijë në pushtet në Gjermani, pas zgjedhjeve të kësaj të diele, 18 shtatorit, ajo do të vazhdojë mbështetjen dhe
partneritetin e saj me Shqipërinë, në mënyrë të qetë, konkrete dhe specifike". Kështu deklaroi përfaqësuesi i diplomacisë gjermane në Tiranë, ambasadori, Hans Peter Annen. Gjatë përurimit të faqes se internetit që ambasada gjermane në Shqipëri ofron për publikun e gjerë, ai shprehu vullnetin e qeverisë gjermane që marrëdhëniet mes dy vendeve të rriten me tej.
"Kemi nje angazhim të madh dhe një mbështetje të qendrushme ndaj Shqipërisë. Këtë dëshirojme t'a vazhdojmë edhe me qeverine e re", tha Annen.

Ai nuk mungoi të vërë në dukje, se palës shqiptare i dalin detyra për të realizuar një bashkëpunim në rritje me Gjermaninë. "Intensifikimi i marrdhënieve presupozon një rritje të dialogut me partnerët vendas, forcat politike parlamentare dhe opoziten e re", vuri ne dukje ambasadori gjerman në Tiranë, Hans Peter Annen.

Lidhur me interesin e investitorëve serioze gjerman për të investuar në Shqiperi ai tha se po fryn një erë e re, sidomos pas hyrjes se kompanise se njohur Hochtief, në modernizimin e aeroportit të Rinasit. Por autoritetet e Tiranës duhet të krijojne kushte më të
mira ligjore se deri më sot si per investitoret gjermanë ashtu edhe për ata nga vende të tjera të Europës dhe botës.

Nje kusht prioritar për ardhjen e investimeve gjermane në Shqipëri është modernizimi i strukturave vendase dhe krijimi i infrastrukturës moderne që edhe në Shqipëri të ngrihen vepra të mëdha, fabrika dhe kombinate të kohës. Rotacioni i pushtetit,kalimi i tij nga e majta në të djathtën përkon, sipas z. Annen, me kalimin e
Shqipërisë në një fazë të rëndësishme. "Rotacioni i jep Shqipërisë një shans," tha ambasadori gjerman ne Tiranë. Qeveria e kryeministrit, Berisha duhet të punojë që të realizojë premtimet e saj për zhvillimin ekonomik të vendit dhe afrimin e tij me
Europen. Detyra e saj kryesore është kryerja e reformave. Por ajo duhet t´i kryejë ato me zgjuarsi, maturi dhe pragmatizëm, që të sigurojë mbështetjen e partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar."