1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ambicjet dhe lufta për ekzistencë në Bundesligën gjermane

Bahri Cani31 Mars 2008

Kampionati gjerman i futbollit vazhdon të premten me ndeshjen Hansa Rostok kundër Volfsburgut. Do të ketë edhe disa duele shumë interesante në garën për arenën ndërkombëtare, por edhe mbetjen e në ligën e parë.

https://p.dw.com/p/DWaE
Bundesliga, 1. FC Nyremberg - FC Bajern MynihFotografi: Picture-Alliance /dpa

Me shtatë pikë epërsi në vendin e parë të tabelës, Bajerni i Mynihut udhëton në Nyrnberg, i cili po lufton për mbetjen në ligën e parë. Bajerni synon ruajë këtë epërsi, ndaj konkurrentëve kryesor për titull, por trajneri Ottmar Hitzfeld e ka shumë të qartë se për fitore duhet një lojë shumë më e mirë se ajo e fundit jashtë Mynihut, kundër Energi Kotbus, ku humbi 0:2.

"Shpresoj se ekipi ka nxjerrë mësime nga ndeshja në Kotbus dhe e se lojtarët e kanë kuptuar se Nyrnbergu po lufton për ekzistencë. Duhet të ndryshojmë mentalitetin, të futemi në duele dhe të angazhohemi më shumë në fushë", thotë trajneri i Bajernit.

Nga ekipi i Mynihut deri në fund të kampionatit do të mungojë Hamit Altintop, i cili në ndeshjen e kombëtares turke kundër Bjellorusisë, ka lënduar rëndë këmbën.

Hamburgu, si i dyti në tabelë, udhëton në Bilefeld, ku Arminia poashtu lufton për mbetje në ligën e parë. Hamburgut do t'i mungojnë lojtarët e dënuar për shkak të kartonave, Nigel de Jong, Joris Mathijsen dhe Vincent Kompany.

Verderi i Bremenit luan kundër të fundit në tabelë, Duizburgut, por edhe vet gjendet në krizë. Pritjet e trajneri Thomas Schaaf janë shumë të qarta.

"Prej fillimit duhet të ushtrojmë presion ndaj kundërshtarit, ta detyrojmë të gabojë dhe të jemi aktiv në lojë", shpjegon ai.

Bajerni, Hamburgu dhe Verderi janë ndër kandidatët kryesor për kualifikim në ligën e kampionëve, por këto ambicje kanë edhe Bajeri i Leverkuzenit dhe Shalce. Ekipi nga Leverkuzeni pret të shtnën Ajantrahtin e Frankfurtit, i cili ende ka shansa për arenën ndërkombëtare.

"Natyrisht që duam të fitojmë tre pikë dhe këtë do ta bëjmë. Është ky obligimi ndaj tifozëve tanë, por edhe në rast barazi mi do të mbeten pesë pikë diferencë ndaj Frankfurtit", thotë trajneri i Bajerit, Michael Skibbe.

Futboll kualitativ dhe interesant pritet edhe në ndeshjet Karlsruhe - Shalke, Bohum - Borusia Dortmund, Shtutgart - Hanover dhe Energi Kotbus - Herta e Berlinit.