1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amerika lufton për një fitore të plotë kundër islamizmit

Georg Schwarte7 Tetor 2005

Presidenti amerikan u shpreh para Institutit "National Endowment for Demokracy", se nuk ka tërheqje nga Iraku pa arritur fitoren e plotë

https://p.dw.com/p/ArNr
Bush gjatë fjalimit
Bush gjatë fjalimitFotografi: AP

Toni i vendosur, mesazhi agresiv. Përmes një fjalimi programatik të presidentit Xhorxh Bush, ku bëhet thirrje për lufte në përmasa botërore kundër terrorit, Shtëpia e Bardhë synon të përcjellë mesazhin: Lufta në Irak do të thote më shume se sa një lufte rajonale për demokraci.

"Terroristët jane duke e trajtuar Irakun si një front qendror në luftën kundër njerëzimit dhe ne duhet t'a kuptojme Irakun si një front qendror kunder terrorit"- u shpreh Bush

Rezultatet e fundit te anketimeve tregojnë se vetëm 32 përqind e amerikaneve janë të kënaqur me presidentin e tyre. Ky disponim amerikan ndaj politikes se Bushit ka të bëjë me Irakun. Bush duke iu përgjigjur kundërshtareve te tij, të cilët janë të mendimit se lufta në Irak eshte ajo qe ka shkaktuar reagimin dhe mobilizimin e islamizmit militant, thotë se: "Amerika nuk ka qenë më 11 shtator te vitit 2001 në Irak, por megjithatë neve na sulmojë Al Kaida".
Bush për herë të pare ka permendur shifrat. Dhjetë sulme terroriste të planifikuar nga Al Kaida jane evituar që nga 11 shtatori,tri prej tyre vetem në SHBA. Në fjalimin 45 minutash Bush përmendi edhe njëherë kërcënimit drejtuar Sirisë dhe Iranit.
" Mbështetja shtetërore si nga Siria ashtu edhe Irani ka një histori të gjatë të kolaborimit me terroristët, dhe kjo behet pa pasur parasysh viktimat e terrorit. SHBA-te nuk bëjnë dallime ndërmjet atyre, që kryejne aksione terroriste dhe atyre, qe mbrojne terroristët. Ata janë fajtor për vrasjet."

Numri i ushtarëve amerikane të rënë në luften e Irakut ka arritur në 1940 vetë, dhe megjithë humbjet amerikane në Irak, nuk ka arsye per pesimizëm,thote Bush.Terheqja e trupave amerikane, eshte nje strategjie e gabuar. Shpresa se pas terheqjes, terroristet do te pushojnë veprimtarinë e tyre vrasëse është vetëm një ëndërr e dëshiruar, thekson presidenti amerikan.
"Ne nuk duhet në asnjë mënyrë të dorezohemi, kurrë nuk duhet të gjunjëzohemi, kurrë nuk duhet pranuar asgjë tjeter pos fitores se plotë."

Islamizmi radikal, të cilin gjatë fjalimit të tij Bush e quajti si "fashizëm islamik" paraqet sfiden me të madhe te këtyre ditëve dhe mund te krahasohet me luften kundër komunizmit te shekullit te kaluar.

Islamistet radikal kanë planifikuar, thote Bush, krijimin e nje perandorie islamike që do te perfshinte shtrirjen gjeografike prej Spanjes deri ne Indonezi. Duke iu kthyer sërish situates ne Irak, ku populli me 15 tetor do ta dale në referendum për kushtetuten, Bush tha :"Nuk ka paqe ne Irak pa një fitore ushtarake dhe ne do të jemi të fortë për të arritur këtë fitore".