1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anan kërkon vazhdimin e negociatave me Iranin

Rainer Sütfeld13 Janar 2006

Konflikti për energjinë atomike në Iran po kërcënon me përhapjen e mëtejme. Ministrat e jashtëm të vendeve ndërmjetësuese - Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Francës - të enjten i quajtën të dështuara negociatat me Teheranin. Ato paralajmëruan vënien në lëvizje të Këshillit të Sigurimit të OKB.

https://p.dw.com/p/Aqgb
Kofi Anan
Kofi AnanFotografi: AP

Sekretari i përgjithëshëm i OKB Kofi Anan, po angazhohet me të gjitha forcat për evitimin e shkallëzimit të grindjeve rreth energjisë atomike, me synim që këtë çështje ende të mos e nxjerrë para Këshilit të Sigurimit. Diplomati i lartë ende shpreson gjetjen e një zgjidhje përmes negociatave me Autoritetet e energjisë atomike në Vjenë.
"Ne duhet të përpiqemi që këtë problem ta zgjidhim, nëse është e mundur në kuadër të këtyre Autoriteteve energjetike në Vjenë. Drejtori Mohamed El Baradei, po përpiqet me të gjitha mjetet që ta zgjidhë këtë problem", thotë Anan.
Sekretari i përgjithëshëm i OKB-së kërkon prej Bashkimit Evropian më shumë durim dhe angazhim për negociata. Pas një telefonate prej 40 minutash me ndërmjetësuesin iranian, Anan u shpreh i bindur se qeveria në Teheran, pas presioneve të shumta ndërkombëtare, megjithatë është e interesuar për një zgjidhje serioze.
"Në esencë, unë e kam ftuar për t'i paraqitur të gjitha pasojat e mundëshme dhe për të kërkuar që negociatave t'u jepet një shans i ri. Ai më kumtoi se Irani është i interesuar për negociata serioze dhe konstruktive, por me afate të sakta".
Të rralla janë rastet kur Kofi Anan, pa mandatin e Këshillit të Sigurmit, është angazhuar kaq fuqimisht në zgjidhjen e ndonjë ndonjë konflikti. Kohët e fundit ai ka kontaktuar me të gjitha palët. Goditjes me shpatë që kërkojnë britanikët, amerikanët dhe iranianët, Anan i ka kundërvënë diplomacinë e fshehtë të bisedimeve telefonike.
"Tejmase jam i shqetësuar, sepse pas dështimit të këtyre përpjekjeve të fundit, do të inkuadrohej KS."
Anan ka frikë nga ky hap, për shkak se prej shkurtit Këshillin e Sigurimit do ta kryesojë ambasadori amerikan Xhon Bollton. Në anën tjetër, do të mund të dështonte edhe uniteti i arritur pas konfliktit në Irak. Prandaj, Anan është i gatëshëm të angazhohet edhe më shumë për tejkalimin e këtyre mosmarrveshjeve.
"Nëqoftëse palët në konflikt mendojnë se duhet të bëjë edhe më shumë, atëherë unë do ta angazhohem edhe më tepër", thotë Anan.
Anan pra është i gatëshëm që në emër të bashkësisë ndërkombëtare t'i kryesojë bisedimet e ardhëshme. Si një mundësi për shtensionimin e gjendjes,l ai e sheh një takim të posaçëm të Autoriteteve të energjisë atomike në Vjenë.