1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel dhe Martin Schulz në duel televiziv

3 Shtator 2017

Merkel pranon se integrimi i refugjatëve pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme do të zgjasë gjatë.

https://p.dw.com/p/2jIDK
Deutschland TV Duell Merkel Schulz
Fotografi: picture alliance/AP Photo/RTL

Në fillim të duelit televiziv, Schulzi theksoi se po konkurronte në garën për kancelar, sepse edhe pse aktualisht sondazhet janë të dobëta për SPD-në. ai nuk e sheh ende të humbur këtë garë. Deri tani një ndër qytetar gjerman nuk është ende i vendosur se kujt do t'ia japë votën.

Jo të gjithë mund të vijnë në Gjermani

Në fillim të debatit, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për migracionin. Ajo tha nuk e konsideron valët e refugjatëve si rrezik. Sipas kancelares madje Gjermania ka përfituar prej kohësh nga globalizimi, por kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit mund të vijnë tek ne.

TV-Duell Angela Merkel und Martin Schulz
Fotografi: picture alliance/dpa/WDR/H. Sachs

Schulz theksoi se integrimi i refugjatëve në tregun e punës do të zgjasë më shumë. Një milion vetë nuk mund të integrohen në pak vite. Kjo është një detyrë e vështirë. Kjo është arsyeja pse shkollimi është kaq i rëndësishëm.

Edhe Merkel tha se integrimi pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme do të zgjasë më shumë, por ndërkohë ka refugjatë, si irakianë që po kthehen në atdhe, tha kancelarja.

Shanse të vogla për kandidatin socialdemokrat

Kancelarja kristiandemokrate dhe rivali i saj socialdemokrat Martin Schulz debatojnë për 90 minuta në transmetim nga katër kanalet më të mëdha televizive gjermane ARD, ZDF (televizione publike), RTL dhe SAT1 televizione private). Një ndër dy gjermanë po e ndjekin këtë duel, konstatohet në sondazhin e institutit të demoskopisë Forsa. Në shumë media gjermane ky event i madh televiziv konsiderohet si shansi i fundit për Schulzin për ta kthyer situatën në favor të tij.

Sidoqoftë shanset janë të vogla, sikurse rezulton nga hulumtimi i institutit të demoskopisë Infratest-Dimap për kanalin televiziv ARD, i cili ka pyetur me telefon rreth 1000 votues. Gati dy të tretat e shohin qysh tani Merkelin si fituese. Vetëm 17% kanë besim, se Schulz do të dalë me rezultat më të mirë në votime. Madje edhe në radhët e simpatizantëve të socialdemokratëve Merkel kryeson. Edhe nga radhët e përkrahësve të partive të tjera - CDU, FDP, Të Gjelbërit, AfD dhe Të Majtët - shumica beson tek kancelarja. Për Schulzin ky sondazh nënkupton se dueli televiziv është një sfidë e vërtetë sportive.

Vlerat e sondazhit ngjajnë me ato të anketimit para duelit të fundit televiziv në zgjedhjet e vitit 2009, asokohe u përball me kancelaren Merkel socialdemokrati Frank-Walter Steinmeier. Në zgjedhjet e vitit 2013 Merkel pati një pozicion më të dobët.