1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ardhmëria e Kinës ofron shanse dhe rreziqe

15 Shtator 2006

Vizita e kryeministrit kinez në Berlin, marrëdhëniet ekonomike gjermano-kineze dhe kritikat ndaj regjimit komunist kinez janë temë e komenteve të pasqyres së sotme të shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/Arnw
Presidenti gjerman Horst Köhler pret kryeministrin kinez China Wen Jiabao
Presidenti gjerman Horst Köhler pret kryeministrin kinez China Wen JiabaoFotografi: AP

Gazeta e Kölnit "Kölnische Rundschau" shkruan :

Ngritja e Kinës nuk është ligj natyror. Ky vend ka një listë të gjatë problemesh. Ajo që vërehet është një uri e madhe për lëndë të para. Problemet e ambientit janë të theksueshme. Ndër 30 qytetet më të ndotura në botë, 20 ndodhen në Kinë. Këtu duhen shtuar edhe tensionet e mundshme për shkak të rritjes së tendencës së ndarjes së madhe sociale ndërmjet fshatit, që ka mbetur i varfër dhe qytetit me mirëqënie. Për shkak të politikës së kahershme demografike, që çdo familje të mos ketë më shumë se një femijë, Kina edhe në të ardhmen do të ketë shumë probleme me çështjen e pensioneve.
Gjatë 30 viteve të ardhshme duhet pritur që Kina të ketë 300 milionë banorë që jetojnë nga pensionet. Deri tani kreu komunist kinez diti të mjeshtërojë dhe përballojë problemet dhe sfidat e vendit. Por nuk do të thotë se kështu mund të mbetet edhe në të ardhmen. Ardhmëria e Kinës ofron shanse dhe rreziqe.

Gazeta e Manhaimit "Manheimer Zetiung" lavdëron kancelaren Merkel e cila për dallim nga Shrëderi, në takimin me kryeministrin kinez shfaqi qëndrimet e saj kritike ndaj politikës kineze të cenzurimit të mediave dhe gjendjes së të drejtave të njeriut si dhe për propagandën për lojrat olimpike që do të mbahen në Kinë.


Sipas kësaj gazete, nuk mund të lejohet që Kina si vendi ku do të mbahen këto lojra, të shfrytëzojë rastin për propogandë të qëllimshme në njërën anë dhe në anën tjetër të ushtrojë censurë masive ndaj shtypit të huaj. Të drejtat e njeriut janë universale dhe këtij parimi duhet t'i përmbahet edhe Kina. Mirëpo, nuk të habit sepse kjo ndodh në një vend me regjim i cili lejon me shumë dëshirë emëtimin e produkteve perëndimore, por që mbrohet nga kopjimi i demokracisë perendimore.

"Nürenmberger Zeitung" duke e thelluar kritikën ndaj kreut kinez shkruan se problemet që kanë rrjedhur prej kontradiktave të mëdha ndërmjet turbokapitalizmit dhe komunizmit të kohës së gurit nuk mund të zgjidhen përmes kursit të përparimeve dhe rrënjëve zik-zake.

"Mitteldeutsche Zeitung" shkruan: Shkëmbimet ekonomike me Kinën po zhvillohen mirë. Kampioni botëror në eksport Gjermania nuk duhet të harrojë ankesat e hapura të firmave gjermane se Kina vjedh teknologjinë gjermane dhe lejon piraterinë në prodhimtari. Sa për konkurencë të ndershme, as që mund të flitet. Dhe kjo po dëmton edhe tregun e inovacioneve në Gjermani. Sipërmarrësit gjermanë duhet ta kuptojnë se çdo angazhim në megatreg nuk mund të ketë ardhmëri.


Sipas gazetës "Saarbrücker Zeitung" dihet se Gjermania është partneri kryesor tregtar dhe ekonomik i Kinës në Evropë, prandaj edhe është me shumë interes të kihet parasysh, se ky vend po bëhet sundimtar i prodhimtarisë pirate. Kjo të bën të dyshosh se kreu me i lartë lejon këto përmes metodave të pazëshme, për të përparuar edhe më shumë ekonomikisht vendin. Marrëveshja e nënshkruar në Berlin ndërmjet Gjermanisë dhe Kinës për shkollimin e personelit kontrollues është vetëm një pikë uji në shkretëtirë.