1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arenë grindjesh apo zgjidhja më e mirë?

Deutsche Welle10 Tetor 2005

Koalicioni i madh CDU/CSU - SPD vetëm një herë e ka qeverisur Gjermaninë. Atëherë jo pa sukses, por tani kohët kanë ndryshuar

https://p.dw.com/p/Ar2c
Koalicioni i madh: martesë elefantësh
Koalicioni i madh: martesë elefantëshFotografi: dpa

Angela Merkel nuk ka përvojë me koalicion të madh në Gjermani. Në fushatën zgjedhore kristdemokratja Angela Merkel u pozicionua hapur kundër koalicionit me socialdemokratët, ajo nënshkroi një marrëveshje me liberalët, dhe çfarë nuk la pa thënë kundër politikës së Shrëderit. Por e tëra nuk i solli asgjë. Tani të dy partitë jo vetëm që do ta qeverisini së bashku Republikën, por Merkeli duhet të udhëheqe një kabinet, shumica e të cilit përbëhet nga ministra socialdemokratë.

Një nga socialdemokratët që ka përvojë në këtë drejtim është, Erhard Eppler. Në koalicionin e madh të vetëm që ka drejtuar ndonjëherë Gjermaninë, ai madje ka patur një post ministri. Por kjo histori ka 40 vjet. "Një koalicion i madh nuk ka për të qenë kurrsesi në harmoni, siç shpresojnë shumë qytetarë. Por nuk është e thënë që te jetë një koalicon më i keq se të tjerët, thotë Eppler.

Martesa e parë mes dy elefantëve partiakë në Gjermani, në vitin 1966 madje filloi fare mirë. Kurt Georg Kiesinger dhe Vili Brandt donin të reformonin vendin, kur në vitin 1966 vendosën për një koalicoin të madh. Deri në vitin 1969 Unionistët dhe Socialdemorkatët kanë qeverisur me sukses të madh. Filloi epoka çtensionuese me bllokun e lindjs, dhe çfarë është më e rëndësishme, ekonomia u vu në vijë, përmes miratimit të një ligji stabilizimi. Papunësia ra, pra u arrit, ajo çka shpresojnë zgjedhësit nga koaliconi i madh. Megjithatë kohët kanë ndryshuar, konstaton Eppler. "Në vitin 1966 thotë Eppler, kishte ende ekonomi kombëtare, sot kemi një ekonomi të globalizuar, dhe ajo çka më parë ishte e mundshme të realizohej në shkallë kombëtare, pra drejtimi i konjukturës, sot në kornizën kombëtare nuk është më e mundshme. Prandaj edhe paralajmëroj, që nuk duhet pritur edhe aq shumë."

Edhe defiçiti buxhetor sot është shumë më i lartë se atëherë. Hapërisë për investime urgjente të nevojshme nuk ka, po ashtu si edhe për politikën monetare, që ësht e kufizuar përmes paktit të stabilitetit të Euros. Në shkallë landesh ka më shumë përvojë me koalicione të mëdha. Për shembull në Berlin: Kryeqyteti gjerman ka edhe një përvojë të madhe edhe me defiiçite buxhetore. Por këtë nuk arriti ta zgjidhte koalicioni i madh që mori përsipër qeverisjen e Berlinit, dhjetë vjetë më parë. E megjithatë ish-senatori i financave, kristiandemokrati Peter Kurth, këshillon, që në raste krizash ka vetëm një zgjidhje Koalicioni i Madh. "Unë besoj, se problemet në nivel federate është e krahasueshme me ato në shkallë landesh. Besoj, se gjendjet e pronësisë që ekzistojnë aktualisht në Gjermani, deh që grupe të veçanta lobiiste i mbrojnë me shumë angazhim, ato mund të ruhen më së miri, në se mbrohen me vendosmërinë e një koalicioni të madh. "