1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Armiku i klasave nga ekrani

Marlis Schaum28 Prill 2009

RDGJ-ja kontrollonte dhe drejtonte mediat. Gazetarët perëndimorë përbënim kërcënim ndaj sistemit socialist. Me të drejtë? Si ndikuan mediat lindore dhe perëndimore në rënien e Murit?

https://p.dw.com/p/GM2I
Zigbert Shefke xhiron rënimin e qyteteve në RDGJ-në e vitit 1980
Xhirime me porosi nga perëndimiFotografi: Robert-Havemann-Gesellschaft

Ishte një ngjarje e bukur. Aty nga mesi i viteve 1980-të, një familje nga Heseni (Hessen), kërkoi të hyjë në RDGJ. "Mos jeni të papunë?" – pyet mosbesues nëpunësi i kufirit. Jo, duam të jetojmë në RDGJ dhe të hapim aty një bar. Ulrih Shvarcit (Ulrich Schwarz) i vjen për të qeshur kur kujton këtë histori. Ish-korrespondenti i revistës "Der Shpigel" (Der Spiegel) në RDGJ, shkroi një artikull për familjen nga Heseni. Pak më vonë atë e thirrën në ministrinë e jashtme të RDGJ-së.

Korrespondenti i atëhershëm i Shpigelit, Ulrih Shvarc, duke mbajtur në dorë tabelën e zyrës së tij në RDGJ.
Ulrih Shvarc lejohej ta mbante tabelën me emrin e redaksisë vetëm në korridorin e brendshëm të shtëpisëFotografi: Marlis Schaum

"Aty më thanë, se nuk kam pasur leje të shkoj në kufi. Unë u thashë: Më dërgoni një paralajmërim dhe ne shkruajmë në revistë, se korrespondenti ynë ka marrë paralajmërim, sepse donte të shkruante një histori pozitive për RDGJ-në! Ata nuk u morrën më me këtë histori. Shpigeli dhe RDGJ-ja nuk kanë patur asnjëherë marrëdhënie të mira. Shpërndarja e revistës politike në RDGJ ka qenë e ndaluar nga 1976 deri më 1985. Partia e Bashkuar Socialiste (SED) e mbylli zyrën e redaksisë në Berlinin Lindor, sepse ajo pati publikuar një shkrim kritik të një grupi opozitar brenda partisë SED.

Punë në vendin armik

Johen Shtadt në zyrën e tij në Universitetin e Lirë të Berlinit
Johen Shtadt është marrë me veprimtarinë e stazit nëpër rmedieFotografi: Marlis Schaum

"RDGJ-ja ka qenë e mbyllur kundrejt gazetarëve perëndimorë," thotë Shvarci. "Shtëpia dhe zyra përgjoheshin, ata regjistronin madje edhe bisedat private me njerëzit që vinin për vizitë. Sa herë që kaloja nga Berlini Perëndimor, përmes rrugës Heinrih (Heinrichstraße) i thosha vetes: tani po kalon në vendin e armikut." Ashtu siç i mbante nën kontroll dhe i drejtonte mediat në vendine vet, SED dhe Shtazi (Stasi)) përpiqej të mbante nën kontroll edhe gazetarët gjermano-perëndimorë.

Shtëpi të rrënuara në Pocdam 1987
Shtëpi të rrënuara në Pocdam 1987Fotografi: Robert-Havemann-Gesellschaft

Korrespondentët gjermano-perëndimorë që kishin akreditim të përhershëm në RDGJ u lejuan për herë të parë në vitin 1973. Ata duhej të kërkonin leje 24 orë më parë për të gjitha udhëtimet jashtë Berlinit Lindor dhe duhej të lajmëronin më parë për çdo lloj raportimi Ministrinë e jashtme. Ministria e Sigurimi të shtetit (Stas) kishte hapur dosje për secilin nga korrespondentët gjermano-perëndimorë, për secilin prej tyre punonte një rrjet spiunësh.

"Të gjithë kontaktuesit zyrtarë ishin ose njerëz të partisë ose spiunë të fshehur të Shtazit. Paramendoni, çdo korrespondent me akreditim të përhershëm kishte nga gjithsej 15 deri 20 mbikqyrës mbi kokë," thotë Johen Shtadt (Jochen Staadt) nga Shoqëria për Hulumtimin e "Shtetit të SED-it" pranë Universitetit të Lirë të Berlinit. Rrezik të veçantë përbënin bashkëpunëtorët e radios dhe televizionit. Sepse, megjithëse që nga viti 1973 ishte e ndaluar të shihej televizioni perëndimor në vende publike, në ambiente private ai tolerohej dhe në ekran nganjëherë shfaqeshin raporte, të cilat tregonin pikërisht atë çka kërkonte ta fshihte RDGJ-ja. Ndotjen e mjedisit në RDGJ, për shembull, ose rrënimin e qyteteve.

Një fotografi e Shtazit ku shikohet Zigbert Shefke
Shtazi survejon Zigbert Shefken (d.) 1988Fotografi: Robert-Havemann-Gesellschaft (BstU-Kopie)

Gazetarët e kamufluar

Informacionet dhe materialet për temat delikate gazetarët perëndimorë i merrnin ndër të tjera nga Zigbert Shefke (Siegbert Schefke) dhe Aram Radomski. Që të dy ata po shkonin rreth të tridhjetave dhe kishin "hesape të hapura" me regjimin i RDGJ-së, kur andej nga mesi i viteve 80-të filluan të furnizonin gazetarët perëndimorë me informacione dhe filluan të filmonin gjëra që këta nuk ishin në gjendje t’i filmonin.

Kështu ndodhi edhe më 9 tetor 1989 në Lajpcig, kur të dy zunë në mbrëmje vend mes pëllumbave në kullën e një kishe dhe xhiruan fshehurazi demonstratën e 70 mijë qytetarëve të RDGJ-së, kundër regjimit të SED-it. Regjistrimet e bëra ia dhanë korrespondentit të Shpigelit, Ulrih Shvarcit, i cili i kaloi ato në perëndim. Të nesërmen, në "Kronikën e ditës" qytetarët e RDGJ-së panë që ata që kishin bërë rrëmujë në unazën e Lajpcigut, nuk ishin vetëm 500 të dehur siç e kishin quajtur mediat besnike të sistemit.

Aram Radomski me kamera
Aram Radomski punonte fshehurazi për mediet perëndimoreFotografi: Robert-Havemann-Gesellschaft

"Ne arritëm të tërhiqnim vëmendjen për atë çka ndodhi në Lajpcig, gjë që me siguri ka qenë shkëndija e parë e protestave të tjera në RDGJ. Po unë mendoj, se ne ishin vetëm një gur në mozaikun e madh", thotë sot Aram Radomski.

Emigrim përmes televizorit

Johen Shtadt nga zyra studimore "Shteti i SED-it" është i bindur, se përveç kontakteve personale me perëndimorët dhe qytetarëve që emigronin, radiotelevizioni perëndimor ishte ai që i dha dorën e fundit rrëzimit të regjimit të SED-it. "Prania e përhershme e një bote tjetër, që furnizonte me lajmet kryesore të ngjarjeve të botës edhe qytetarët që nuk mund të dilnin nga RDGJ-ja, duke iu kundërvënë propagandës së televizionit, radios dhe gazetave besnike me sistemin në RDGJ, ishte një nga shkaktarët e asaj që përjetuam në vitin 1989."

Gazetari Harald Hendel në Berlin
Harald Hendel punonte si gazetar në RDGJFotografi: Marlis Schaum

Edhe vetë mediat e RDGJ-së dhanë indirekt ndihmën e tyre për rënien e Murit. Sepse ato nuk raportonin për ato gjëra që u interesonin qytetarëve. "Raportet që jepeshin në perëndim, ndiqeshin edhe në Lindje dhe ato u dhanë zemër masave. Njerëzit panë se ç’mund të ndryshonin dhe panë paaftësinë e sistemit," thotë Harald Hendel (Harald Händel), i cili duke punnuar në vitet 1980 si redaktor i ri i televizionit të RDGJ-së, dëshironte vetëm një gjë – të ishte korrespondent jashtë vendit dhe të ishte larg regjimit. "Kujt ia merrte mendja, se do të zhvillohej një revolucion i tillë, kaq paqësor? Unë besoj, se një gjë e tillë nuk do të kishte qenë e mundur, po të mos ishte raportuar për të nda mediat perëndimore dhe po qe se mediat lindore nuk do ta kishin injoruar atë, ashtu siç bënë.