1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohet një nga krerët kryesorë të Al Kaidës në Algjeri

20 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CP27

Në afërsi të Algjerit në Algjeri është arrestuar Fateh Boderbala, i njohur nga autoritetet si "Emir", një nga udhëheqësit kryesorë të Al Kaidës në Magreb. Lajmi u bë i ditur nga forcat e sigurisë. Ai u arrestua në një vend sekret në të cilin ishin vendosur 800 kg lëndë eksplozive.
Bauderbala jetonte prej 14 vjetësh në ilegalitet. Në muajin e kaluar në Algjeri pati një sërë sulmesh me rreth qindra të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, përgjegjësinë e të cilave e mori përsipër El Kaida.