1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet marrëveshje në parim për marrjen e përgjegjësive

17 Maj 2008

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për rreziqet e teknikave gjenetike në bujqësi ka rënë dakort në parim për mbajtjen e përbashkët të përgjegjësisë për dëmet e mundshme.

https://p.dw.com/p/E1mf
Pllakata e Konferencës për teknologjitë gjenetike në Bon
Pllakata e Konferencës për teknologjitë gjenetike në BonFotografi: AP

Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetet duhet të kërkojnë në të ardhmen nga shkaktarët direktë të dëmeve ose nga prodhuesit e produkteve që shkaktojnë dëme siç janë koncernet e teknologjive gjenetike që të mbajnë përgjegjësinë dhe të rikuperojnë dëmet.

Rreth 2000 përfaqësues nga 150 vende, morrën këtë vendim pas bisedimeve pesëditore që përfunduan të premten në Bon, megjithëse nuk është arritur ende një marrëveshje ndërkombëtare për vendosjen e ligjeve për marrjen e përgjegjësisë dhe rikuperimin e dëmeve.

Kryetarja e bisedimeve, sekretarja parlamentare e shtetit në ministrinë gjermane të bujqësisë, Ursula Heinen, e quajti rezultatin e arritur në bisedime 'si një sukses të vërtetë'. "Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin, sepse arritëm të kemi në dorë një dokument ligjor. Ne nuk na duhet që të formulojmë me saktësi tekstet ligjore, por pranimi i një sistemi për mbajtjen e përgjegësissë ligjore është nje rezultat i mirë," tha ajo.

Por Günter Mitlacher nga Forumi i Ambientit dhe zhvillimit shton: "Sidoqoftë ne prisnim që në Bon të arrihej në një dokument përfundimtar, por për fat të keq nuk e arritëm këtë . Tani do të na duhet të bisedojmë edhe dy vjet të tjera dhe ne nuk e dimë me saktëso se cili do të jetë rezultati."