1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arsimi është çelësi i së ardhmes

22 Shtator 2006

Pasqyra e shtypit i kushtohet kryesisht fjalimit që presidenti gjerman Horst Këhler mbajti dje në Berlin për politikën arsimore. Vlerësimet e presidentit gjetën kryesisht jehonë pozitive.

https://p.dw.com/p/Arno
Presidenti gjerman Köhler
Presidenti gjerman KöhlerFotografi: AP

Gazeta "General-Anzeiger" e Bonit shkruan:

"Vleresimi që i bën Këhler gjendjes është korrekt. Problemi kryesor është roli i mësuesit, që duhet të bëhet gjithnjë e më shumë zëvëndesues i prindërve, sepse ato shpesh në kuadrin e krizave ekzistenciale sociale nuk kujdesen për problemet e edukimit. Nuk ka më norma të autoritetit, funksioni i modelit të atyre që duhet të edukojnë nuk vlen më. Shkak ky për refuzimin e mësimit, dhunën dhe indiferentizmin. Por edhe pedagoget më të mirë në shkolla nuk mund të zövendösojnë prindërit."


"Aachener Zeitung" mendon:

"Ky shtet nuk pastron, ky nuk di të ndajë parësoren nga dytësorja, dhe elita drejtuese politike bën inskenimet e veta. Çfarë perspektive u ofrojmë të rinjve? Gjenerata e praktikave dhe papunësia për njerëzit me arsim të lartë. Me ndërtesa shkollash të dëmtuara prezantojmë burimin numër një, arsimin. Ne i servirimin brezit të ri një konglomerat shkollash, gënjeshtra lidhur me pensionet dhe projekte të parregullta ekonomike, që një kryesie e cila ka pushuar nga puna rreth 6 000 vetë, i ngre rrogën me 30 përqind. A është kjo etika e oksidentit, të cilën e tregojmë me krenari."

"Mannheimer Morgen është skeptike. Ajo shkruan:

"Horst Këhler e ka të vështirë në kohërat e koalicionit të madh. Ai duket si trup i huaj, që nuk e ka gjetur ende rolin e vet. Fjalët e tij ikin pa u degjëar, qeveritarët e denojnë presidentin me indiferentizëm demonstrativ. Kështu edhe fjalimi i Këhlerit për politikën arsimore, që u prit me padurim, që vazhdoi traditën e "fjalimeve të Berlinit" të vendosur nga paraardhësi i tij Roman Herzog, do të ketë pak efekt dhe do të harrohet shpejt nga kujtesa kolektive. Me vizitën në një shkollë problematike në Berlin ai donte të pozicionohej. Dhe megjithatë presidenti mbeti i zbehtë jo sa duhet kritik dhe kërkues, por më shumë presidial duke i zbutur konfliktet dhe duke i minimizuar ata."


Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan kështu:

"Ministrave të financave të landeve gjermane do t´u jenë marrë mendtë, kur kanë dëgjuar propozimin, që mësuesit të mbështeten nga psikologët dhe punonjësit sociale në shkolla sipas modelit skandinav, po ashtu edhe nga kërkesa për futjen e mësimit të fesë islame në gjuhën gjermane. Por kush kursen në shpenzimet për arsimin u heq fëmijëve dhe të rinjve shanset e jetës. Vlen të theksohet, se Këhler shkon në kundërshtim me tendencën e përgjithshme, që shpenzimet për arsimin të varen nga nevojat e tregut të punës. Muzika, arti dhe sporti, si dhe mësimi i fesë nuk duhet të sakrifikohen. Vetem me financat nuk zgjidhet çshtja, as me diagnoza të tjera, me tepër kërkohet të veprohet me vendosmëri."

Në fund një zë nga Heilbronner Stimme për një studim me vleresime për shanset e brezit te ri në Gjermani.

"Që nga greket e lashtë rinia është sharë pa të drejtë. Studimi i fundit i eksperteve të universitetit të Bielefeldit dhe institutit Infratest të studimeve sociale tregon se 12 deri 25 vjeçarët janë sot më mirë se ç´e kanë namin. Ata e kanë kuptuar me kohë atë, që politikanët e kërkojnë ende. Arsimimi është çelësi i së ardhmes. Vendi i punës, standarti i jetesës, pjesëmarrja në jetën e fshatit global dhe shumë të tjera nuk janë të garantuara me arsimim, por pa të nuk bën dot më asgjë. Gjermanët e rinj ndodhen kështu nën një presion si asnjë brez para tyre. Prandaj ata janë më të gatshëm të arrijnë rezultate dhe tentojnë të arrijnë qëllimin më shumë se sa para pesë vjetesh. Për këtë rini duhet të jesh krenar" përfundon gazeta.