1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Impulse nga Ballkani në Berlin

26 Shtator 2018

Ekspozitë në ambientet e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin me artistë bashkëkohorë nga Ballkani e Bullgaria, ndër to edhe Mimoza Veliu, Linda Vukaj dhe Shqipe Kamberi.

https://p.dw.com/p/35Vwp

Dhjetë artistë me prejardhje nga Ballkani Perëndimor dhe Bullgaria kanë sjellë punimet e tyre në institutin Bullgar në Berlin. Ndër to edhe tre emra shqiptarë: Mimoza Veliu me dy foto që pasqyrojnë gjendjet shpirtërore të së përditshmes (Up&Down), Linda Vukaj,  me momentet  e fiksuara në celuloid gjatë një fotoreportazhi në Shqipëri (Pezull) dhe Shqipe Kamberi me "Nusja", një instalacion që tematizon situatën e femrave në zonat rurale. Eskpozita është e hapur deri më 11 tetor 2018.