1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Asgjë e përbashkët me mentalitetin tonë të së drejtës

14 Shtator 2005

Në Moskë filloi dje seanca e apelit kundër ish multimilionerit të naftës, Michail Chodorkovski

https://p.dw.com/p/ArO2
Mikail Chodorkovski
Mikail ChodorkovskiFotografi: AP

Ish shefi i koncernit gjigand të Jukos u dënua me 9 vjet burg për evazion fiskal dhe korrupsion. Në datën 31 maj, kur ish shefi i Jukos u dënua me 9 vjet burg, zemërimi publik ishte i madh. Procesi ishte politik, kështu u shprehën të gjithë vëzhguesit. Chodorkovski kishte kritikuar hapur Putinin dhe ishte përzierë në çështjet e tij. Duhej bërë dikush shembull për të tjerët. Procesi qe një farsë. Avokati i Chodorkovskit, Genrich Padva thotë: Në emër të të gjithë avokatëve unë deklaroj. Ne e hedhim poshtë këtë vendim. Ne mendojmë se ai nuk ka të bëjë aspak me mentalitetin mbi drejtësinë në vendin tonë. Ne do të apelojmë edhe pse nuk kemi shpresa të mëdha.

Dje u hap gjyqi i apelit. Avokatët e Chodorkovskit përqëndrohen në radhë të parë tek gabimet e bëra gjatë procesit gjyqësor: Kur u dha
vendimi ne e inçizuam atë. Në fund e krahasuam atë me vendimin në letër. Përfytyrojeni. Në 162 faqet e vendimit ne letër pati ndryshime nga ai i kumtuar me gojë!

Nga ana tjetër fillimi i procesit të apelit pikëpritet me planet politike të Chodorkovskit. Ky dëshiron të kandidojë për dumën ruse dhe e ka këtë të drejtë sipas kushtetutës, për sa kohë që vendimi gjyqësor nuk është futur në fuqi. Andrej Loparijov drejton komitetin për mbështetjen e Chodorkovskit: Unë nuk dyshoj as edhe një sekondë në atë që Chodorkovski do të kandidojë. Këtu nuk bëhet fjalë për shanse por për më shumë. Ai duhet të futet në parlament. Ai do të fitojë. Për këtë nuk dyshoj.

Por në rast se procesi i apelit dështon dhe vendimi i gjykatës hyn në fuqi, atëherë ish multimilioneri nuk mund të kandidojë më. Kështu që pritet me shumë interes se sa shpejt do të japë vendimin gjykata.

Megjithë në një aspekt Chodorkovski ja ka dalë mbanë. Ai ka bashkuar opozitën. Të majtë, të djathë, komunistë dhe liberalë i janë bashkangjitur komitetit. Irina Chakamada, dikur kandidate për presidente madje ka shpresa për më shumë: Revolucioni në Rusi, po qe se do të ketë një të tillë nuk do të jetë ai i portokalltë. Jo, do të jetë agresiv, rebelim. Për këtë arsye ne duam të tregojmë sot, se forcat liberale dhe të majta mund të bashkohen. Ky është një hap për të mbrojtur liritë qytetare.


Chodorkovskit kjo nuk i ndihmon shumë. Po qe se apeli dështon ai duhet të shkojë në kampet e punës pranë Vollgës për tetë deri në vjet.