1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Atentat terrorist në Moskë

Karla Engelhardt1 Shtator 2004
https://p.dw.com/p/Aqus
Moskë, 31 gusht 2004
Moskë, 31 gusht 2004Fotografi: AP

Natën duke gdhirë e mërkura, në stacionin e metrosë së Moskës, Rishskaja u pastruan gërmadhat më të mëdha. Atentati me atentatorë vetëvrasës ka kërkuar deri tani 10 të vdekur dhe më shumë se 50 të plagosur.

Të martën në mbrëmje, rreth 20.15 minuta një bombë shpërtheu në sheshin para stacionit të metrosë. Në këtë kohë, sheshi ishte plot me njerëz. Dëshmitarët informojnë:

"Pati një shpërthim të fortë. Ne ndodheshim në afërsi, na fluturuan cifla pranë veshëve. Vala e ajrit pastaj me rrëzoi përtokë. Nuk kuptoja asgjë, pastaj humba ndërgjegjen - ishte një valë e fuqishme shpërthimi."

Shpërthimi shkatërroi shumë xhama dritaresh në stacionin e metrosë dhe në godinat dhe zyrat pranë. Shumë vetë u plagosën nga ciflat e xhamit që u shpërndanë. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Juri Lushkov shkoi në vendin e fatkeqësisë dhe u tregua i sigurtë:

"Ka qenë një atentatore vetëvrasëse, një grua, që kishte me vete shumë lëndë shpërthyese. Bomba ka qenë e mbushur me vida dhe pjesë metalike, për të plagosur sa më shumë vetë. Mendohet se në ajër shpërtheu rreth 1 kg lëndë eksplozive. Kjo është për një atentatore vetëvrasëse tepër shumë, normalisht ato përdorin më pak. Këtu dikush kishte dëshirën, për të shkaktuar dëm maksimal".


I ngarkuari me sigurinë, Genadi Gutkov i deklaroi radiostacionit të Moskës, Echo Moskvij:

"Ishte një akt terrorist, kështu besojnë organet e sigurisë. Kjo për mendimin tim ka të bëjë me zgjedhjet presidenciale në Ceceni. Disa terroristëve me sa duket nuk u pëlqen procesi i nisur i paqes.

Policia ruse dhe shërbimi i fshehtë FSB kërkojnë atentatorë të tjerë potenciale cecenë. Nuk përjashtohet edhe një lidhje me atentatin kundër dy avionëve të pasagjerëve një javë më parë.