1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Atentatorët nuk janë martirë por kriminelë"

Martin Wagner30 Korrik 2005

Që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 amerikanët mysliman në përgjithësi shihen me dyshim dhe mosbesim nga bashkëqytetarët e tyre dhe shumë lehtë ndodhen në shënjestër të autoriteteve të drejtësisë. Pas sulmeve të fundit në Londër shoqatat myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morrën fjalën sërish duke shprehur neverinë e tyre për terrorizmin dhe kërkuar nga vllezëritë e të një besimi që të distancohen qartë nga ai. Një kërkesë e tillë u bë dje në formë të një dekreti të quajtur ndryshe 'Fatwa' edhe nga juristët e fesë islame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

https://p.dw.com/p/AqjM
Ushtarë amerikan para një xhamie në qendër të Bagdatit
Ushtarë amerikan para një xhamie në qendër të BagdatitFotografi: AP

Terrorizmi ishte të premten temë në xhamitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe në Kanada. Jurist mysliman amerikan të "Këshillit amerikanoverior për juridiksionin islam" kanë publikuar një dekret të quajtur ndryshe Fatwa e cila dënon terrorizmin në çdo formë dhe kërkon nga predikuesit të lexojnë atë të premtën gjatë lutjes në xhami. Përveç kësaj porosia përcillet edhe përmes një videokasete. Një grua dhe një burrë, të cilët njihen nga shamia dhe mjekrra që janë mysliman, sqarojnë:

"Si mysliman ne duam ta bëjmë të qartë: ata të cilët ndërrmarrin akte terroriste në emër të islamit, tradhtojnë mësimet e Kur`anit dhe të profetit Muhamed."

Përveç kësaj sipas juristëve mysliman - atentatorët nuk janë martirë por kriminelë. Më tepër se 120 grupe myslimane qëndrojnë pas kësaj porosie. Ato theksojnë se kanë dënuar dhunën si para ashtu edhe pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 por zëri i tyre nuk është dëgjuar. Andaj ato duan tani të përsërisin edhe njëherë këtë.

Përmes kësaj porosie duhet të arrihen dy qëllime, thotë Salam al Marayati nga Këshilli mysliman:

"Së pari përmes këtij qëndrimi të përbashkët ne duam të izolojmë ekstremistët prej publikut të tyre. Ky duhet të jetë edhe qëllimi kryesor i çdo politike antiterroriste. Së dyti ne duam tu flasim të rinjëve dhe t`ju themi: mos lejoni të bini nën ndikimin e këtyre manipuluesëve ekstremistë të islamit. Kjo nuk funksionon dhe nuk është islam. Nëse ne ngrejmë zërin do ta arrijmë këtë", sqaron Marayati.

Aksioni i përbashkët tregon që myslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të mbështeten për muri nga ekstremistët. Që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001 shumë prej tyre e kanë një ndjenjë se ndodhen nën dyshim të përgjithshëm. Andaj vazhdon Salam al Marayati:

"Myslimanët dhe jursitët mysliman i thonë me një zë 'JO' ekstremizmit mysliman."

Dëshira dhe shpresa e myslimanëve amerikan është që kjo porosi tw dëgjohet çdo të premte në xhamitë e vendit, për një kohë më të gjatë dhe çdokund.