1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

150408 Köhler Studenten

Verica Spasovska16 Prill 2008

Presidenti gjerman Köhler u takua gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kroaci me studentë kroatë që studiojnë gjermanistikë. Köhler theklsoi gjatë bisedave me studentët se fqinjët nuk duhen harruar kurrë.

https://p.dw.com/p/Diy9
Presidenti gjerman Köhler me studentë kroatë në Zagreb, 15 prill 2008
Presidenti gjerman Köhler me studentë kroatë në Zagreb, 15 prill 2008Fotografi: picture-alliance / dpa

Presidenti gjerman ishte në formë të mirë e gjithë humor gjatë takimit që zhvilloi me rreth 40 studentë kroatë. Ai tregoi për karrierën e tij si politikan, tregoi se nuk është penduar ndonjëherë për vendimet që ka marrë dhe se e ushtron me dëshirë profesionin e tij. Sidomos tregimet e tij se si mundi të bëjë karrierë duke rrjedhur nga një familje e varfër, i impresionoi studentët kroatë: "Komentet e tij më impresionuan. Ai tregoi shumë episode nga jeta e tij dhe mesa duket ai ka përjetuar shumë gjëra. Mua më pëlqeu sidmos mqnyra e tij e shpenguar."

Përsa i përket interesit të madh të kroatëve për t´u bërë pjesë e BE-së, Köhler theksoi se nuk duhen harruar fqinjët e drejtpërdrejtë dhe se të rinjtë duhen të shkembehen me njëri-tjetrin, në mënyrë që armiqësitë e vjetra të zhduken. Ai tha se e kupton përse kroatët janë krenarë që janë kroatë, por se komunikimi me fqinjët është shumë i rëndësishëm. Studentët i dhanë të drejtë presidentit gjerman por theksuan se kjo gjë nuk është gjithmonë e lehtë: "Kur shohim jashtë dritares, shikojmë drejt Gjermanisë dhe Austrisë. Tek vendet fqinje nuk para shohim. Ekziston një ndjenjë ndoshta jo zënke, por sidmoqfotë historia luan rolin e vet edhe tek rinia, për shkak të familjeve apo edhe televizionit që pasqyron ngjarjet politike."

Asnjëherë më luftë - ky është motivi më i mirë në jetë, tha Köhler. Ai e ka përjetuar vetë Luftën e Dytë Botërore si fëmi që duhet të arratisej nga Evropa së bashku me familjen e tij. Liria, si për shembull liria e lëvzijes, nuk është e vetëkuptueshme por një e drejtë e madhe, të cilën disa herë rinia nuk e vlerëson siç duhet. Në fund të bisedimeve, presidenti gjerman u dha stundetëve nga vendi që së shpejti do të antarësohet në BE një këshillë atërore: arsimohuni, gjithnjë të interesuar dhe mos i humbisni kurrë shpresat!