1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austria jep 7, 5 milionë euro për modernizimin e spitaleve të Tiranës

Ani Ruci / Tiranë10 Qershor 2008

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Austrisë dhe Shqipërisë për të modernizuar edhe sistemin e sigurimeve të kujdesit shëndetësor.

https://p.dw.com/p/EGtE
Spital në Tiranë
Spital në TiranëFotografi: DW

Shqipëria ka një strategji pesëvjecare, që përfshin periudhën 2007 - 2013 2 per zhvillimin e shëndetësisë. Megjithë reformat e ndërmarra ajo mbetet një nga sektorët më problematikë për një sërë arësyesh. Në krye të tyre qëndron edhe numri i kufizuar i pajisjeve të teknologjisë moderne ne spitalet publike, ku kurohet shumica dërrmuese e popullsisë.
Një situatë e tillë i jep shanse gjenerimit të korrupsionit nga ana e personelit mjekësor, që në këmbim të një zarfi me para i ofrojnë pacientëve reduktimin e radhës së gjatë për tu ekzaminuar në pajisjet e pakta.

Memorandumi i bashkëpunimit me Austrinë synon të ndryshoje gjendjen në njërën prej strukturave publike- spitalin e pneomologjisë.te Qendres Spitalore Universitare

" Drejtimet e bashkëpunmit me Austrinë përputhen plotësisht me strategjinë e reformimit të sistemit të shëndetësisë, pra me përmirësimin e infrastrukturës, të teknologjisë së pajisjeve.dhe rinovimin e tyre. Bashkëpunimi do të fillojë me spitalin e Pneumolgjisë në Qendrën Spitalore Universitare, që do të ndiqet nga projekte të tjera në të gjitha fushat e shëndetësisdë." tha ministri i shëndetësisë, Nard Ndoka

Krista Kranzel, sekretare shtetit në Ministrinë austriake të ransportit, Inovacionit dhe Teknologjise, që mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës, që u zhvilua këtë filim jave në Tiranë dhe nenshkroi dokumentin nga pala austriake, e konsideron memorandumin vetem si fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë me Shqipërinë në fushën e shëndetësisë.
Ajo tha se ai do të konkretizohet ne Sanatoriumin e Tiranes, qe është edhe Qendra Kombëtare e Diagnostikimit dhe Kurimit te sëmundjeve të mushkërive.

Një drejtim tjetër i bashkëpunimit dypalësh austriako- shqiptar nëfushën e shëndetësisë është edhe Memorandiumi pershin edhe fushen e sigurimve perkujdesin shendetesor është ndihma për të reformuar sistemin e sigurimve te kujdesit shëndetësor. Ky sistem në sekorin publik në Shqipëri ka mbetur ende në format e vjetra të centralizuara të tipit sovjetik dhe për më tepër i menaxhuar keq, pa efikasitet. Finnacimi nga buxheti ishtetit mbetet ne kuota minimale përballë nevojës në ritje të popullsisë për të përfituar nga sistemi i sigurimve të kujdesit shëndetësor. Objekti kryesor i asistencës austriake do të jetë një lloj revolucioni në menaxhimin e financave të sistemit të sigurimeve të kujdesit shëndetësor në nivelin publik.