1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Austria ndihmon Shkodrën

Leka Plani18 Maj 2007

Vëmendja fokusohet në potencialin turistik të rajonit verior të Shqipërisë

https://p.dw.com/p/ArVR
Kështjella e Rozafës
Kështjella e RozafësFotografi: DW

Qeveria e Austrisë investon sërish miliona euro për Shkodrën. Vëmendja austriake do të fokusohet kryesisht në potencialin turistik që posedon rajoni verior i Shqipërisë.

Për realizimin e projekteve dhe programeve të saj në vazhdimësi, Agjensia Austriake për Zhvillim, BAZH, ka vënë në dispozicion 2.5 milionë euro, të cilat do të përqëndrohen në disa sektorë të rëndësishem si arsimi, energjitika, infrastruktura ujore etj. Prania dhe kontributi austriak është rritur dukshem sidomos këto vitet e fundit për Shqipërinë.