1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Automekanike

2 Gusht 2004

Gratë në profesionet e burrave

https://p.dw.com/p/Ar66

Makina cilësohet nganjëherë si "fëmija i dashur i gjermanëve". Dhe zakonisht behet dallim ndermjet makinave të grave dhe të burrave. Gratë nisin zakonisht makina të vogla me pak kuaj fuqi. Për ta makina është një mjet thjesht funksionues, ku një gervishje nuk prish punë dhe jeta e saj e brendshme nuk i intereson pronares. Krejt ndryshe janë burrat, ata preferojnë makina të medha, për të cilat kujdesen. Pastaj burrat interesohen shumë për teknikën nën motorin e makinës. Profesioni i mekanikut të kamioneve është për këtë arsye një profesion enderr për burra. Por ka edhe gra që merren me to.
"Gjithnjë kur them se çfarë jam më shohin me çudi dhe pastaj më pyesin mekanike kamionesh? Dhe unë them pastaj, po. Dhe pastaj duhet t´u shpjegoj, se përse e bëj këtë. Shumë vetë më pyesin, se si ka mundësi që ta bëj një punë të tillë. Kryesisht kjo ngjall çudi."
E bërë me naftë dhe graso Rebeca Littek perkulet mbi motorin e një fordi dhe kontrollon me veprime të sigurta, në se të gjitha kabllot dhe lidhjet janë në rregull. Pronari i makinës ankohet për vështirësitë në nisje, shkaqet e të cilave Rebeka do t´i zbulojë. Flokët e gjatë ngjyrë kafe ajo i mban të lidhura. Një rrip i gjere pengon që flokët t´i bien mbi sy. Si koleget e saj në ofiçinën e Hans Kënën ajo mban një bluzë të errët mbi pantallonat e kuqe. Megjithë uniformën e përbashket Rebeca Littek bie në sy. Sepse një grua në një oficinë është një fenomen i rralë në Gjermani. As një një nder 50 praktikantë për mekanikë kamionësh nuk janë gra. Në këtë pikë nuk kanë ndryshuar asgjë as programet stimuluese, të cilat duan t´i shpien gratë në profesione tipike për burrat. Ingo Meyer, drejtues i sektorit për kualifikimin profesional në shoqatën qëndrore të automekanikeve thotë:
"Pavarësisht ne se kemi patur programe për nxitjen e grave. Zakonisht 1,7% kanë qenë gra. Janë gjithnjë vajza të sipërmarrësve të kamioneve që u thonë të bijave "vajzë mëso diçka". Kjo është njëra mundësi. Pastaj ka shumë, që kanë qejf të çmontojnë vetë motoçikleta. Keto janë vajza që kanë qejf të nisin motoçikleten dhe thonë "kete duhet ta di vetë. Dhe pastaj ka shumë vajza, që biles kanë edhe shkollim të lartë, por që kanë mësuar si shenjë proteste kunder prinderve të tyre."
Rebeca Littek ka zgjedhur për një arsye tjetër këtë profesion. Që fëmijë ajo riparonte me të atin kaloriferet apo makinat për kositjen e barit. Kur ajo deshi të bëjë një praktikë gjatë kohes së shkollës e jema i propozoi, që të përpiqet më mirë në një autooficinë se sa në zyrë. Rebecca Littek thotë lidhur me këtë.
"Unë kurrë nuk mund të rrija gjatë në një karrige, gjithmonë duhej të bëja diçka. Dhe praktika më ka pëlqyer shumë dhe kam pyetur në një mund të filloj aty një kualifikim dhe zoti Kënen tha po dhe kështu nisi e gjitha."
E gjitha që zgjat nderkohe më shumë se katër vjet. Tre vjet e gjysem mësoi Rebeca Littek në këtë ndermarrje, që prej janarit ajo është nxënëse e mjeshtrit Hans Kënen. Ai fillimisht kishte rezerva ndaj se parës grua që bënte tek ai praktikë dhe pastaj desheronte edhe të punonte.
"Për sa i përket forcës. Sepse edhe ne na duhet pak forcë, për të kryer punën. Ketu kisha fillimisht ca probleme, por ajo i ka zgjidhur ata për mrekulli. Kur ka vida që zhvidhosen me vështiresi, ajo shkon se bën ca zgjatime, keshtu që zgjat levën dhe gjithçka shkon për mrekulli."
Nga ana tjetër Rebecca Littek kryen punë të caktuara më mirë se sa kolegët e saj.
" Ka raste, që kolegët më therrasin. Sepse unë kam duar më të vogla, se hyj më kollaj në qoshe dhe mund të vendosë më mirë një vidë."
Në shoqatën qëndrore të autoofiçinave shohin një tjetër avantazh të grave në këtë profesion. Ingo Meyer thotë
" Ne jemi shumë të kenaqur me gratë në autoofiçinë, sepse toni në oficinë ndryshon. Bëhet më normal. Përndryshe toni ndermjet burrave është shumë i ashpër.
Rebeca Litekut ky ton nuk i ka rënë në sy në ofiçinë. Përveç mjeshtrit ajo ka aty edhe dy kolege burra. Ndryshe ka qenë në shkollën profesionale, ku ishte e vetmja vajzë në klasë dhe në fillim kishte vështirësi të mëdha, që të luftonte me skepticizmin e shokeve të klasës ndaj saj. Rreth një vit ka zgjatur derisa ajo ka nisur ta ndjejë vetën mirë, tregon ajo. Por në fund të shkolës ishte e shoqeruar me të gjithë. Dhe si reagojnë myshterinjtë kur lënë makinën në ofiçinë, dhe një grua nis të çmontojë? Rebeca Littek thotë
"shumica shumë pozitivisht. Sigurisht që ka disa, që mendojnë, unë e kuptoj menjeherë, që thonë më mirë jo nga një grua. Por prej katër vjetesh, që kur unë punoj ketu, e kam treguar vetem që jam e zonja."
Ajo që Rebeca Littekun e pengonte më shumë se sa mosbesimi për cilësinë e punës së saj ishin pyetjet, se përse e ka zgjedhur këtë profesion. Sot shumë radhë i bëhet pyetja, se perse ka vendosur për këtë profesion.
"As djemtë nuk pyeten, për ta është e vetëkuptueshme. Ai është e djalë dhe e bën. Edhe tek unë është kështu, unë e bëj me qejf, dhe e dua këtë profesion."