1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avokatja – Petra Heinicke nga Mynihu

17 Gusht 2010

Diktofonin nuk e heq nga dora. Petra Heinicke dikton aty gjermanishten e komplikuar të paragrafëve, por mbas kësaj gjuhe të thatë qëndrojnë shumë fate njerëzish

https://p.dw.com/p/OpWe

Petra Heinicke ndodhet në zyrën e saj vetëm disa metra larg Sheshit të Karlit në Mynih - një nga adresat më të mira të qytetit. Në dorë mban një diktofon dhe shqipton: „…po i rikthehem sërish konsultës që patëm javën e shkuar, një përmbledhje të së cilës ia kam bashkangjitur dosjes dhe po jua dërgoj edhe juve. Pikë.“

Tingëllon si diçka e thatë, por avokatja bionde me sy të kaltër dhe flokë të prera shkurt mbas kësaj gjuhe sheh njerëzit dhe fatet e tyre. Ata janë punëtorë në konvejerë, infermiere, bukëpjekës, kamionistë, menaxherë.

Gesichter Deutschlands Porträt PeHeP1
Fotografi: gerry-schlaeger.de, München

Pasioni për logjikën

Për avokatët ruajtja e fshehtësisë personale është parimi më i lartë. Petra Meinicke nuk lejohet të flasë për rastet që ka në dorë, prandaj ajo fletë për atë çka e tërheq në punën e saj: „Kur, për shembull blej një gazetë në kiosk, nuk më shkon ndër mend se si mund të jetë prodhuar ajo, por kur më duhet të përfaqësoj në gjyq bashkëpunëtorët e kësaj gazete, atëherë e shoh gazetën me sy tjetër.” Pasionin e saj për logjikën ajo e zbuloi qysh në shkollë dhe vendosi të studionte drejtësi: „Kjo është ajo që më jep kënaqësinë më të madhe: mendimi analitik.”

Ishte rastësi që punëdhënësi i saj i parë ishte i specializuar për udhëtimet. Që prej 20 vjetësh ajo mbron të drejtat e firmave turistike, shkruan "Kondicionet e Përgjithshme të Biznesit" dhe kontrollon tekstet e katalogëve turistikë.

Një avokate e përkushtuar

Gesichter Deutschlands Porträt PeHeP2
Fotografi: gerry-schlaeger.de, München

Turizmi nuk është specializimi i saj i vetëm. Petra Heinicke merret edhe me të drejtën e punës. Sfida për të është …që të hyj në botën e secilit klient e të mos them: Është hera e 50-të në këtë vit, që po trajtoj pushimin nga puna. Por të thuash, se ky njeri pushohet për herë të parë nga puna.”

Petra Heinicke e njeh këtë ndjenjë. Edhe ajo e pat humbur dikur vendin e punës. Atëherë hapi një kancelari së bashku me një kolegen e vet dhe që atëherë ajo është vetë shefe dhe ka edhe vartës.

Pjesë e stafit është edhe Oskari një qen ngjyrë gështenjë, pronarja e të cilit është një nga punonjëset e zyrës. Petra Heinicke i do qentë, prandaj edhe e lejon Oskarin të vijë në zyrë. Por ajo vetë nuk ka qen në shtëpi: „Qeni tek unë nuk do të ndjehej mirë, sepse unë bëj një jetë jo shumë të rregullt.” Puna e një avokateje është e paplanifikueshme, thotë 50 vjeçarja.

PeHe* Gesichter Deutschlands Porträt
Pasioni i saj BernshtajniFotografi: DW

Libra, muzikë dhe qelqe bernshtajni

Petra Heinicke është e ndarë nga i shoqi dhe nuk ka fëmijë. Ajo jeton vetëm në banesën e saj tridhomëshe. Aty të bie menjëherë në sy një pasion i saj i veçantë: dhomat e ndenjes është e mbushur me qelqet e verdha të Bernshtajnit. “Janë gjëra që nuk mund t'i lija pa i blerë”, thotë ajo. Mes tyre ajo gjen shplodhjen nga strapacaot e ditës me një çaj e pak muzikë. Sot e kanë radhën koncertet e Bahut dhe xhazi i Amerikës së Jugut. Ditën ajo e mbyll me një libër. Ky mund të jetë një letërsi kriminale, biografi interesante, por edhe ndonjë klasik. Një libër që zë një vend të dukshëm në raftin e saj titullohet: “Justicia është femër".

Keni edhe ju një koleksion në dhomën tuaj të ndenjjes?

Autor: Roman Goncharenko / Anila Shuka

Redaktion: Birgit Görtz/Angjelina Verbica