1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bëj vepra të mira dhe përcilli më tej

Claudia Witte/Angelina Verbica19 Gusht 2012

Edhe organizatat humanitare shfrytëzojnë potencialin mobilizues të fushatave të mediave sociale. Por përmirësimi i botës me një klikim kurthet e veta. Një ide e mirë nuk do të thotë se realizohet menjëherë mirë...

https://p.dw.com/p/15sPT
Fotografi: picture alliance/dpa

Çdo vit më 19 gusht Kombet e Bashkuara nderojnë punën e agjencive humanitare me një ditë të veçantë përkujtimore. Këtë vit kjo bëhet për herë të parë me një fushatë në mediat sociale. Në qendër të vëmendjes nuk janë ndihmësit, apo njerëzit në nevojë, por këngëtarja Beyoncé, si dhe vetë përdoruesit e facebook dhe twitter. "Unë kam qenë këtu" është mesazhi. Qëllimi i kësaj fushate është për të festuar "frymën humanitare,"shpjegon Jens Laerke, zëdhënës i zyrës së Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) në Gjenevë: "364 ditë në vit ne flasim për Jemenin, Afganistanin, Pakistanin, Sudanin, Kongon, për të gjitha krizat e stërzgjatura". "Por një herë në vit", thotë Jens Laerke, "në ditën ndërkombëtare të ndihmave humanitare, ne duam që ta përçojmë mesazhin disi më ndryshe."

Jens Laerke, zëdhënës i zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) në Gjenevë
Jens Laerke, zëdhënës i zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA) në GjenevëFotografi: DW

1 miliardë vepra të mira

Në internet përdoruesit mund të klikojnë tek "mbështet" - "add your support" dhe pastaj bëjnë të ditur një vepër të mirë, që kanë kryer për dikë tjetër". Këto mund të jenë vepra të tilla, si kositje e barit për një fqinji, ose falja e gjërave të panevojshme. Organizatorët shpresojnë se në këtë mënyrë do të mbledhin 1 miliardë mesazhe. Më 19 gusht do të publikohen të gjitha mesazhet dhe interneti do të përmbytet në këtë mënyrë me "mesazhe humanitare".

Jens Laerke i OCHA e quan iluzion të besohet, se vetëm me klikime në butonet "pëlqej" dhe "mbështes" të mund të ndryshohet bota. Por kur vjen një mesazh për një veprim të tillë, prapë ndryshon diçka. Edhe pse kositja e barit të fqinjit nuk shpëton jetë njerëzish në Kongo, apo në jug të Sudanit, bëhet fjalë për një akt humanitar, për këtë ai është i bindur.

Fushata e OCHA-së për ndihmën humanitare
Fushata e OCHA-së për ndihmën humanitareFotografi: OCHA

Potencial i madh mobilizues

Rolf Olsen specialist marketingu i firmës këshilluese Leidar në Gjenevë e vlerëson fushatën "I was here" dhe pret prej saj një potencial të madh mobilizues. Olsen këshillon organizata dhe kompani në çështjet e komunikimit ndërkombëtar dhe u shpjegon klientëve të tij vazhdimisht se fushatat e mediave sociale nuk kanë vetëm qëllim të zgjojnë vemendjen. Një fushatë më tepër duhet të iniciojë veprime konkrete me një mesazh të thjeshtë.

"Fushatat e suksesshme të mediave sociale", thotë Olsen, "mbulojnë të gjitha hapat deri në aktivizimin. Nuk është e mjaftueshme të dish diçka, për të vënë gjërat në lëvizje. Ajo ndodh vetëm, në qoftë se ti vepron me të vërtetë."

I ndershëm, i besueshëm dhe i vertetë

Mediat sociale mund të përhapin një mesazh shumë shpejt në mbarë botën dhe të shkaktojnë reagime të panumërta. Si në rastin e fushatës Kony 2012 të organizatës joqeveritare amerikane "Invisible children". Më shumë se 100 milionë njerëz kanë klikuar brenda një kohe të shkurtër videon e liderit brutal të milicëve Jozeph Kony dhe e tërë bota kërkon tani që Kony të japë llogari për rekrutimin e fëmijëve ushtarë në Ugandë.

Rolf Olsen, ekspert komunikimi i firmës Leidar, me qendër në Nyon, Zvicër
Rolf Olsen, ekspert komunikimi i firmës Leidar, me qendër në Nyon, ZvicërFotografi: DW

Por mënyra se si është bërë kjo video është e diskutueshme. Filmi ka dobësi në përmbajtje, dhe regjizori u refuzua në publik, pasi jo i gjithë publiku ishte dashamirës ndaj personit të tij. Dita ndërkombëtare e veprimit, që ishte planifikuar si kulmi i fushatës, nuk pati ndonjë sukses. "Sa më e madhe të jetë audienca jote, aq më mirë duhet të përgatitesh dhe aq më i fortë duhet të jetë mesazhi yt", thotë Rolf Olsen, ekspert komunikimi. Fushata Kony-2012 sjell edhe një mësim të rëndësishëm për imituesit e mundshëm. "Ti nuk mund ta manipulosh me të vërtetë publikun. Kjo ndoshta funksionon për një afat të shkurtër, por dikur gazetarët, apo njerëzit e zgjuar kanë për ta zbuluar. Ti duhet të kesh një mesazh të vërtetë, ai duhet të jetë i ndershëm dhe e besueshëm dhe t'i korrespondojë fakteve."