1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Balfour: Mos u trembni nga euroskeptikët, përqëndrohuni tek reformat

Amarildo Topi24 Qershor 2014

Shqipëria ka bërë progres, por institucionet e saj duhet të konsolidohen akoma më shumë për të bërë të mundur pranimin në BE, thotë në një intervistë për Deutsche Welle Rosa Balfour.

https://p.dw.com/p/1CPVN
Rosa Balfour Europaprogramm
Fotografi: privat

DW: Zonja Balfour Shqipëria mori statusin e vendit kandidat prej ministrave të jastëm të BE-së. Mendoni se ky vendim erdhi shpejt, në momentin e duhur, apo ishte i vonuar?

Balfour: Mendoj se erdhi në momentin e duhur. BE donte të shihte një konsolidimm të gjendies së Shqipërisë për të nisur negociatat e pranmit, prandaj u vonua për këtë vit. Nuk vjen shumë vonë, sepse është shumë e rëndësishme për BE t'u dërgojë një mesazh vendeve në Ballkan se procesi i zgjerimit është duke përparuar. Disa njerëz mund të jenë pak të frustruar në Shqipëri për faktin se procesi ka qenë i ngadaltë, sepse Shqipëria ka bërë aplikimin që në vitin 2009. Ka qenë një proces i gjatë. Por BE duhet të shqyrtojë gjithçka dhe kërkon të plotësohen kushte strikte në mënyrë që të nisin bisedimet e pranimit, pra të jetë e sigurtë që vendi është gati. Kjo është strategjia e re e zgjerimit: vendet duhet të jenë gati në të vërtetë dhe jo vetëm në letra.

Nëse Shqiperia nuk do ta merrte tani statusin do të ishte një gabim strategjik, sepse është e rëndësishme që Ballkani të marrë mesazhin se BE vazhdon të jetë e vendosur në projektin e saj. Mali i Zi i ka nisur bisdimet në vitin 2012, Serbia në fillim të vitit, Shqipëria sapo e mori statusin dhe vendet e tjera janë në stade të tjera. Maqedonia është duke u bllokuar ende për shkak të emrit dhe politikës së brendshme. Bosnja është e bllokuar prej vitesh dhe liderët politikë duket sikur nuk kanë interes të dalin nga ky ngërç. Kosova po lëviz, por ajo ka nisur shumë mbrapa të tjerëve, prandaj ka ende shumë për të bërë.

DW: Në vitin 2011 ju keni botuar studimin "Transformimi demokratik në Ballkan". Shihni ndryshime tre vite pas publikimit të këtij studimi?

Balfour: Lidershipi politik në Ballkan është i përqëndruar tek integrimi europian më shumë se më parë. Shembulli më i mirë për këtë është Serbia. Partia Socialiste e Millosheviçit dhe Partia Nikoliçit, që ishte radikale, janë pro integrimit europain. Dhe ky është një ndryshim i madh.

Sa i përket shtetit demokratik, ka shumë për të bërë, veçanërisht në Shqipëri. Duhet konsolidim i institucioneve, adiministratë publike funksionuese dhe përmirësim i rregullave parlamentare. Në Shqipëri ka patur shumë polarzim politik, çka është reflektuar më pas edhe në shoqëri, ku kemi parë edhe protesta të dhunshme.

Disa vite progres nuk do të thonë se këto probleme nuk janë, ato janë sërish prezente dhe duhet të bëhet më shumë. Mendoj se poltikanët e kanë kuptuar se mënyra më e mirë për ta realizuar këtë është përmes procesit të pranimit në BE. Pra shoh ndryshim pozitiv. Vendet e tjera kanë një pamje më negative, si Maqedonia dhe Bosnja, ku marrdhëniet mes komuniteteve janë përkeqësuar dhe ka të dhëna se media nuk është tërësht e lirë.

DW: Zgjedhjet europiane çuan në Parlamentin Europian shumë euroskpetikë. Sa i lehtë ose sa i vështirë do të jetë tashmë për vendet e Ballkanit integrimi në BE?

Balfour: Fakti që tani grupi i tretë parlamentar më i madh është ai i euroskeptikëve dhe që atje ka përfaqësues të disa partive ksenfobe dhe raciste, mund të ndikojë potencialisht tek procesi i zgjerimit. Ne mendojmë se shumë nga këta deputetë mund të votojnë kundër zgjerimit të BE. Ata mund ta përdorin votën e tyre kundër liberalizimit të vizave apo zgjermit. Fatmirësisht vizat janë liberalizuar për vendet e tjera, por ende jo për Kosovën, çka mund të jetë një problem kur të vijë koha për votim. Vendet e Ballaknit duhet të mendojnë për Parlamentin tjetër Europian, sepse në pesë vitet e ardhshme të mandatit të këtij parlamenti është e vështirë që të kalojë për votim antarësimi i një vendi ballkanik.

DW: Pra venet e Ballkanit nuk duhet t'i tremben euroskeptikëve dhe të vazhdojnë me reformat?

Balfour: Reformat janë prioriteti kryesor. Ndëritmi i demokracisë. Reformat do t'u bëjnë të mundr të rriten ekonomikisht dhe të integrohen me vendet e tjera të BE. Ky duhet të jetë prioritet dhe jo koha kur do të bashkohen me BE. Nga perspektiva Europiane mjaft rëndësi kanë ndërtimi i paqes, i shtetit dhe i demokracisë. Vetëm kështu mund të bashkohen. Nëse bëjnë përparime në këto tre fronte do të bashkohen, në të kundërt jo.

Grupet e djathta nuk mund të jenë në parlament pas disa vitesh, ata nuk mund të jenë në gjendie të formojnë një grup parlamentar, mund të jetë një fenomen kalimtar dhe nuk duhet të fokusohemi këtu, por tek ato që janë prioritet për vendet e Ballkanit.

DW: Në cilat fusha duhet të fokusohet Shqipëria?

Balfour: Krimi i organizuar, paligjshmëria, trafqiet, të gjitha ndodhin në vende ku institucionet nuk janë të forta, ku qeveritë nuk janë të forta. Shqipëria duhet të fokusohet tek institucionet dhe qeverisja, sepse janë gjërat që do të shikohen nga BE. Është edhe një pikë tjetër që u ngrit sot në mbledhjen e Këshillit Europian, ata janë të shqetësuar për shqiptarët që kërkojnë azil. BE po i kërkon qeverisë shqiptare të bashkëpunojë për këtë. Qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme në këtë pikë. Sepse i përket një sfere ku opinioni publik në vendet BE luan një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e qeverive.

DW: Sa mund të zgjasë procesi i pranimit?

Balfour: Shqipëria nuk do të bashkohet nesër, por flasim për një proces të gjatë, që mund për përfundojë në 2020 - 2025. Vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë më shumë me njëri tjetrin. Nuk duhet humbur më kohë. BE është ende në krizë, ka ende shumë nevojë për rregullime brenda vetes. Pranimi në BE nuk do të jetë zgjidhja e problemeve. Nëse vendet përqëndrohen në atë se çfarë mund të bëjnë në këtë periudhë do të jetë një gjë e zgjuar.

Rosa Balfour, është drejtoreshë e Prorgramit Eruopa në Botë pranë thinktankut të pavarur European Policy Center me qendër në Bruksel. Në vitin 2011 ajo ka botuar studimin "Transformimi demokratik në Ballkan".