1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ban Ki Mun: Me një president si Obama shtohen shpresat për tejkalimin më të lehtë të problemeve mbarëbotërore

Thomas Schmidt 6 Nëntor 2008

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun shpreson se me Barack Obamën raportet OKB-SHBA do të përmirësohen.

https://p.dw.com/p/FoTy
Ban Ki MunFotografi: AP

Ishte e rastësishme: Në të njëjtin avion prej Uashingtonit për në Nju-Jork, në shkurt të këtij viti, njëri pranë tjetrit ishin të ulur Ban Ki Mun dhe Barack Obama. Së shpejti mes tyre filloi një debat i gjallë.

'"Ai shtroi shumë pyetje për kursin qendror të OKB dhe qëndrimet ndaj çështjeve si Korea e Veriut, programi bërthamor i Iranit apo reforma e OKB-së."

Ban Ki Muni thotë se Obama ishte i informuar shumë mirë për gjërat. Sot ai është i bindur se OKB dhe presidenti Obama mund të vendosin një partneritet të ri dhe raportre multilaterale.

"Jam i bindur se mund të shikojmë përpara drejt një ere të rinovimit të partneritetetit dhe multilateralizimit."

Bani flet për pritjet e mëdha por edhe shpresat personale pas fitores së Obamës. Normalisht Bani nuk lejon që njerëzit të futen në sferën e ndjenjave të tij private, por e thotë qartë se me një president si Obama shtohen shpresat për tejkalimin më të lehtë të problemeve mbarëbotërore. Kriza financiare, ndryshimi i klimës, rritja e kostove të energjisë dhe uria janë temat qendrore ku OKB-së i duhet mbështetjen e SHBA.

Mirëpo edhe në konfliktet mbarëbotërore duhet të reagohet shpejt dhe me vendosmëri.

"Nëse ekziston ndonjë kohë e veprimit të përbashktët, tani kjo kohë ka ardhur. " - tha ban Ki Mun.

Kjo është një bazë e mirë për bashkëpunim me Obamën, i cili kërkon dialog i drejtpërdrejtë.

"Ai është i gatshëm dhe ka vullnet të takohet me secilin dhe me çdo vend. Kjo ofron mundësi të mirë për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut."

Dialogu ofron mundësi për përmirësimin e raporteve mes OKB dhe Shtëpisë së Bardhë, sepse në tetë vjetët e kaluara, administrata e Bushit i ka sjellë këto raporte në nivelin e zeros.

Bani ka përshtypjen se gjërat kanë lëvizur menjëherë

Bani e përshëndet me zemër erën e re të partneritetit dhe të ndryshimeve. "Change", "Ndryshime", kjo është fjala me të cilën Barack Obama fitoi zgjedhjet për Shtëpinë e bardhë.