1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Banorët e Londrës në ferrin e flakëve

14 Qershor 2017

Qendra e zjarrfikësve të Londrës konfirmon gjashtë viktima konfirmohen pas zjarrit masiv që përfshiu në orët e para të mëngjesit një ndërtesë banorësh të saporinovuar.

https://p.dw.com/p/2efgx
Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus
Fotografi: imago/PA Images

Drejtuesja e Qendrës së zjarrfikësve londinezë, Dany Cotton thotë se nuk ka parë gjat 29 viteve të fundit një zjarr të tillë. "Unë jam shumë e pikëlluar që më duhet të konfirmoj se ka pasur një numër të madh të viktimash” tha Cotton. "Unë nuk mundem të konfirmoj me saktësi numrin tani për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërtese.” Ajo tha se zjarri ka filluar nga kati i dytë, por se zjarrfikësit nuk e dinë ende shkakun e zjarrit.

Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus
Fotografi: picture-alliance/empics/R. Findler

Të paktën 50 persona janë dërguar nëpër spitalet rreth Londrës, sipas informacioneve të urgjencës. Gjashtë vetë kanë humbur jetën. Forcat e rendit siguruan ndërtesën nga frika se ajo mund të bjerë.

Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus
Fotografi: Reuters/N. Hall

Dëshmitarët e rastit thonë se kanë dëgjuar thirrje nga ndërtesa dhe kanë parë njerëz në dritare. Në ndërtesë ka rreth 120 apartamente. Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan e përshkruan rastin si një „incident të madh". Autoritetet tani po ofrojnë një linjë telefonike për të ribashkuar familjet që janë ndarë gjatë incidentit.

Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus
Fotografi: Reuters/N. Hall

 

ab/la/afp,dpa